[wp-story]

Kronika

Ndahen mbi 2 milionë euro për Policinë e Kosovës

Ndahen mbi 2 milionë euro për Policinë e Kosovës
14:04 | 17 Dhjetor 2019

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mbi 2 milionë eurove për Policinë e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka treguar se këto shtesë dedikohen për kompensimin e orëve jashtë orarit të punës për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës obligohet të angazhohet edhe në orare jashtë punës. PK-ja akumulon edhe orë që janë të pakompozuara”, është shprehur ai.

Mustafa ka saktësuar se shifra është 2 milionë e 52 mijë euro.

Nga ana tjetër, zv/ministri i Financave, Fatmir Gashi theksoi se dikasteri i tij obligohet që nga kursimet e 2019-ës të barten mjetet për Policinë e Kosovës.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera