×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Navalny akuzon Putinin për helmimin e tij

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Kryeopozitari rus, Aleksei Navalny, beson se shërbimet informative ruse patën rol në helmimin e tij sepse i druhen fitores së opozitës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit tjetër.

    Kritiku i qeverisë që doli nga koma vetëm një muaj më parë, humbi vetëdijen më 20 gusht teksa kthehej me avion nga një takim pune.

    Pas kurimit disajavor në një nga spitalet gjermane, rezultoi se Navalni ishte sulmuar me një substancë kimike paralizuese që përdorej dikur nga Bashkimi Sovjetik.

    “Helmimi me Noviçok duhet të ketë ndodhur në hotel. Po ta kisha ngrënë apo thithur si gaz, do kisha mbaruar për gjysmë orë apo një orë. Mua krizat më filluan tre-katër orë më pas, ndaj substanca duhet ta kem pasur te rrobat apo diku në sipërfaqe.”

    Sipas 44-vjeçarit, spitali rus ku ai mori trajtimin fillestar me gjasa ishte në dijeni të faktit të helmimit, prandaj dhe nuk po e lejonin të transportohej shpejt jashtë vendit.

    “Armët kimike ushtarake mund ta vrasin dikë edhe në sasi mikroskopike. Ato shkrihen në trup pa lënë gjurmë. Për këtë po më mbanin gjatë në spitalin e Omskit. Prisnin që Noviçoku të më zhdukej nga trupi pa lënë shenja, por gabuan pak me harkun kohor.”

    Navalni beson se ai u helmua nga agjentë të kundërzbulimit rus ose nga shërbimet informative të vendit me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

    “E kuptuan se i prisnin probleme të mëdha në zgjedhjet për Dumën. Po të shohësh Tomskin, ia mohuam fitoren. Pastaj është Kabarovski, Bjellorusia e të tjera. Pa dyshim kjo e shqetëson Putinin personalisht, humbja e pushtetit, e parave, mbijetesa e partisë së vet.”

    Disa vende të Bashkimit Europian kanë kërkuar sanksione ndaj Kremlinit për përfshirjen në helmimin e kryeopozitarit rus, edhe pse qeveria i ka mohuar akuzat e opozitës.

    Deri në zgjedhjet parlamentare të shtatorit tjetër, Navalni thotë se po ndjek ende terapitë dhe do i duhet të presë të paktën dy muaj të tjerë për të rifituar shëndetin fizik.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli dhe Hamasi, kanë arritur marrëveshje armëpushimi, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra viktima që tronditi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.