Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO: S’kemi planifikuar ngjarje specifike me Serbinë në muajt e ardhshëm

    FrontOnline
    3 vite më parë

    NATO-ja tha se nuk ka planifikuar ngjarje specifike me Serbinë në muajt e ardhshëm, porse mbetet e përkushtuar për një partneritet, “në interes të stabilitetit dhe sigurisë në rajon”.

    Aleanca Veri-atlantike i bëri komentet për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, pasi Qeveria e Serbisë vendosi të mërkurën që, në gjashtë muajt e ardhshëm, t’i ngrijë të gjitha stërvitjet dhe aktivitetet ushtarake.

    “NATO e vlerëson partneritetin afatgjatë me Serbinë. Si të gjitha partneritetet e tjera, edhe partneriteti me Serbinë bazohet në kërkesat e vendit partner”, thuhet në reagimin dërguar Radios Evropa e Lirë.

    Vendimi i Qeverisë së Serbisë erdhi një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë publikoi informacionin se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Ushtrisë së Serbisë do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët me Rusinë dhe Bjellorusinë, të quajtur “Vëllazëria sllave”.

    Kjo stërvitje do të mbahet në Bjellorusi në mes të shtatorit.

    Duke folur për vendimin e qeverisë, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se ai është marrë për të ruajtur pozicionin e neutralitetit ushtarak të Serbisë dhe “për të shmangur, ose së paku zvogëluar, pasojat e sulmeve të intensifikuara ndaj Serbisë”.

    Serbia ndodhet nën presion “të tmerrshëm dhe të pamerituar” nga Bashkimi Evropian, tha Vulin.

    Bjellorusia është duke u përballur me demonstrata masive nga qytetarët qëkur presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, shpalli fitoren në zgjedhjet e gushtit.

    Serbia e ka mbështetur Deklaratën e Bashkimit Evropian të 11 gushtit, për zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, e cila thotë se qytetarët e Bjellorusisë “kanë treguar një dëshirë për ndryshim demokratik” gjatë fushatës zgjedhore, por që “zgjedhjet nuk kanë qenë as të lira, as të drejta”./rel

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka akuzuar Qeverinë Kurti lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15...
    Lajme24 Mars 2023
    Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka njoftuar që është liruar nga spitali ku po qëndronte për shkak të gjëndjes së rënduar shëndetësore....
    Lajme24 Mars 2023
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, kanë nënshkruar marrëveshje për projektin “Shërbime Shëndetësore të...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se miti i forcave serbe është thyer në Gllogjan. Kështu ka...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Drejtori i Përgjithshëm i platformës jashtëzakonisht të njohur “TikTok”, Shou Zi Chew, dëshmoi dje për më shumë se pesë orë përpara komisionit...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri Albin Kurti, në manifestimin qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, ka thënë se rezistenca e familjes Haradinaj dhe...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Në bashkëbisedimin që ka zhvilluar në Londër në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me fjalimin...
    Front TV24 Mars 2023
    Sot shënohet 24-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 24 vjet më parë NATO ndërhyri për të...
    Vip24 Mars 2023
    Aktori Evis Pupa është një tjetër personazh brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, i cili me qetësinë e tij ka arritur që...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.