×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    NATO-ja kërkon hollësi rreth pakësimit të trupave të SHBA-së në Gjermani

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca po kërkon hollësi rreth vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të ulur numrin e trupave të SHBA në Gjermani.

    Ai i bëri komentet të martën, ndërkohë që propozimi për shkurtimin e trupave i ka kapur aleatët në befasi.

    Presidenti Trump, i cili e ka kritikuar Gjermaninë se nuk po shpenzon sa duhet për mbrojtjen, konfirmoi të hënën njoftimet e javës së shkuar për një shkurtim të 9,500 trupave amerikane në Gjermani.

    Nëse ndodh, kjo do të ishte hera e parë që presidenti i SHBA vë në jetë kërcënimin për të pakësuar mbështetjen në Evropë.

    “Ende nuk është vendosur se si dhe kur do të vihet në jetë ky vendim”, tha zoti Stoltenberg në një videokonferencë shtypi.

    Ai tha se kishte biseduar me Presidentin Trump e me zyrtarë të tjerë të SHBA dhe se ishte duke u këshilluar me ministren gjermane të mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila tha javën e kaluar se nuk ishte informuar për vendimin.

    “Është një marrëveshje dypalëshe midis SHBA dhe Gjermanisë, por natyrisht ka rëndësi për tërë aleancën”, tha zoti Stoltenberg.

    Ai pohoi se i kishte thënë Presidentit Trump se trupat amerikane në Evropë nuk janë thjesht për mbrojtje territori, por lejojnë Shtetet e Bashkuara të projektojnë fuqinë përtej kontinentit.

    Javën e kaluar, një zyrtar amerikan tha se vendimi ishte rrjedhojë e shumë muajve punë dhe nuk kishte asnjë lidhje me tensionet mes Presidentit Trump dhe kancelares gjermane Angela Merkel, e cila nuk e pranoi planin e tij për një samit të Shtatëshes, nën mikpritjen e tij, me pjesëmarrje fizike të udhëheqësve.

    Shtetet e Bashkuara ende nuk i kanë informuar aleatët për vendimin, por mund të përdorin për këtë qëllim një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s që mbahet të mërkurën dhe të enjten me videokonferencë, thanë dy diplomatë të aleancës.

    Megjithatë Shtetet e Bashkuara do të mbajnë në Evropë një personel ushtarak prej rreth 50,000 vetash. /voa/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Të paktën katër persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në sulmet e Rusisë gjatë natës në dy qytetet më...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Koreja e Veriut tha të martën se diplomati i saj i lartë po viziton Rusinë, në një tjetër shenjë të thellimit të...
    Bota/Rajoni28 Tetor 2024
    Nesër mbarë shqiptarët ngrihen në këmbë për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë. Kështu deklaroi kreu demokrat, Sali Berisha në fjalimin...
    Të tjera
    Lajme28 Tetor 2024
    Portali “Front Online” sonte raportoi se një polic i Kosovës u arrestua në orët e mbremjës në Prishtinë, i dyshuar për lëndë...
    Vip28 Tetor 2024
    Vullneti ka thënë që në fillim nuk ka besuar në raportin mes Anës dhe Kevinit, po që ka ndryshuar mendim me kalimin...
    Vip28 Tetor 2024
    Përplasja mes Drenushës dhe Rovenës kanë vazhduar edhe në spektaklin Prime të BBVK 3. Pas klipit që tregoi zanafillën e përplasjes mes...
    Vip28 Tetor 2024
    Opinionistja Olta Gixhari ka vazhduar diskutimin me banorin e shtëpisë, Rezartin. Ajo i kujtoi një gjë që e kishin bërë së bashku...
    Vip28 Tetor 2024
    Banori më i ri i Big Brother, Xuxi ka thënë se beson që me ardhjen e tij në shtëpi është krijuar një...
    Vip28 Tetor 2024
    Burimi dhe Xheneta duket se po afrohen çdo ditë e më shumë. Nuk dihet se si do të avancojë marrëdhënia e tyre...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.