×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO: Hapen rrugë të reja në hapësirën e ultë ajrore të Kosovës

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    NATO-ja tha të enjten se janë krijuar rrugë të reja ajrore në pjesën jugperëndimore të hapësirës së ulët ajrore të Kosovës, të cilat vlerësohen si shumë të rëndësishme për procesin e normalizimit të hapësirës së ultë ajrore të Kosovës.

    “Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e dukshëm të trafikut ajror civil drejt aeroportit të Prishtinës dhe anasjelltas, me përfitime të shumta duke përfshirë këtu udhëtime më të shpejta, shpenzime më të vogla të karburanteve dhe ndotje më të vogël të mjedisit”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

    NATO-ja ka mbështetur procesin e normalizimit të përdorimit të hapësirës ajrore mbi Kosovën që nga viti 1999. Në vitin 2014 me ndërmjetësimin e NATO-s hapësira e sipërme ajrore e Kosovës u rihap duke lejuar fluturimet komerciale mbi Kosovë, për herë të parë pas 15 vjetësh.

    Ndërkaq viteve të fundit, thuhet në njoftim, NATO-ja përmes takimeve për normalizim të aviacionit në Ballkan ka lehtësuar zyrtarizimin e një marrëveshjeje midis KFOR-it dhe Islandës. Agjencia e Sigurisë së Transportit të Islandës (ICETRA) tani vepron si një Funksion i Mbikëqyrjes së Sigurisë në mbështetje të Komandantit të KFOR-it, i cili mban autoritetin kryesor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovën.

    “Përmes kontributit të Agjencisë Islandeze të Sigurisë së Transportit, janë nënshkruar gjithashtu marrëveshjet teknike ndërmjet Ofruesit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror Shqiptar (Albcontrol) dhe Ofruesit të Shërbimit të Navigacionit Ajror në Prishtinë (ASHNA), për krijimin e linjave të reja të drejtpërdrejta për në Prishtinë përmes Shqipërisë. Kjo mundëson rrugë më të shkurtra për linjat ajrore që vijnë nga veriu, me përfitime në kohë dhe kursim të karburantit e po ashtu ndotje më të ulët të ajrit”, thuhet në njoftimin e NATO-s, raporton VoA.

    NATO-ja mori nën kontroll hapësirën ajrore të Kosovës me përfundimin e luftës së cilës ju dha fund me ndërhyrjen e trupave të aleancës. Aktualisht komandanti i KFOR-it, Franco Federici, i cili mori këtë detyrë në nëntor të vitit të kaluar, kryen shqyrtimin e të gjitha zgjidhjeve teknike që lejojnë krijimin e rrugëve të reja të drejtpërdrejta, në hapësirën e ulët ajrore, midis Prishtinës dhe qyteteve të tjera.

    Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, e cila është njohur nga mbi 100 vende të botës, ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila është angazhuar në një proces normalizimi të marrëdhënieve me Kosovën, meqë kjo është kusht për integrimet evropiane.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa në emisionin EURO n’7 ka përshkruar si shumë të rëndë situatën ekonomike në vend bile...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i...
    Sport19 Prill 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten ka shpallur dënimet për të përfshirët në kurdisjen e...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje mbresëlënëse me Atalantën në UEFA Europa League  në sfidën e dytë çerekfinale ndaj Liverpoolit, aty ku...
    Lajme19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Edin Nevzadit, administrator...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.