×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    NATO: Do të rrisim përpjekjet për t’iu kundërvënë akteve sabotuese të Rusisë dhe Kinës

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    NATO do të rrisë ndarjen e inteligjencës dhe do të përmirësojë mbrojtjen e infrastrukturës kritike në dritë të akteve “armiqësore” të sabotimit që vijnë nga Rusia dhe Kina, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Mark Rutte.

    “Në vitet e fundit, Rusia dhe Kina kanë tentuar të destabilizojnë shtetet tona [anëtarët e NATO-s] me akte të sabotimit, sulme kibernetike, dezinformata dhe kanë përdorur shantazh energjetik për të na frikësuar”, tha Rutte për gazetarët më 3 dhjetor.

    “Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në dritë të këtyre kërcënimeve përmes një sërë masash, përfshirë ndarjen më të madhe të inteligjencës dhe mbrojtjes më të mirë të infrastrukturës kritike”, shtoi ai.

    Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel këtë javë dhe pritet të dalin me një strategji të re për t’u përballur me kërcënimet hibride – term që përfshin propagandën, ndërhyrjen politike, sabotimin e infrastrukturës kritike dhe taktika të tjera që shkojnë përtej domenit konvencional ushtarak.

    Zyrtarët perëndimorë të sigurisë kanë thënë se zjarret në depo të kompanive të transportit në Britani, Gjermani dhe Poloni në korrik ishin pjesë e një komploti rus për të shkaktuar shpërthime në transportin ajror të mallrave për në Shtetet e Bashkuara.

    Shtetet evropiane, ndërkaq, po vazhdojnë të hetojnë nëse këputja e dy kabllove optike të telekomunikimit në Detin Baltik në nëntor ishte akt i sabotimit. Një nga kabllot lidh Finlandën me Gjermaninë, ndërkaq tjetra Suedinë me Lituaninë.

    Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat se përfshihet në akte hibride.

    Kina po ashtu ka hedhur poshtë akuzat se qëndron pas një sulmi kibernetik nga një agjencie qeveritare gjermane më 2021.

    Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se NATO-ja përballet me sfidë se si t’i përgjigjet sulmeve të dyshuara, pasi disa anëtarë të aleancës kanë frikë se mund të përshkallëzohen tensionet me Rusinë. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Përmes një...
    Bota/Rajoni21 Janar 2025
    Popullsia e Kinës ishte 1,408 miliardë në fund të vitit 2024, duke shënuar një rënie prej 1,39 milionë nga viti i mëparshëm....
    Bota/Rajoni21 Janar 2025
    Kriptomonedha zyrtare e Donald Trump ka rënë me 32% gjatë 24 orëve të fundit. Kjo rënie vjen mes zhgënjimit për dështimin e...
    Të tjera
    Lajme21 Janar 2025
    Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel foli mbi zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë....
    Sport21 Janar 2025
    Cristiano Ronaldo po shkëlqen edhe në Arabinë Saudite. Ai i ka arritur 100 gol/asistime në 92 ndeshje që kur iu bashkua Al...
    Lajme21 Janar 2025
    Më 23 prill të 2023-tës kur u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, në mungesë të dakordimit me drejtorët e...
    Lajme21 Janar 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka takuar sot kongresmenin republican, Keith Self, i cili është anëtar i...
    Lajme21 Janar 2025
    KFOR-i është përforcuar edhe me 200 pjesëtarë të kontingjentit italian që sipas njoftimit të tyre, është bërë për arsyeje të rritjes së...
    Vip21 Janar 2025
    Pas postimit në faqen zyrtare të Lojërave Olimpike, hakerët kanë vendosur foton e reperit nga Kosova, Gjesti, edhe në faqen e mediumit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.