×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj tregon se kush nga ish-krerët e UÇK-së këndonte në Hagë

    FrontOnline
    18 Shkurt 2025

    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka treguar se kush nga krerët e UÇK-së këndonte në qendrën e paraburgimit Hagë.

    “Kemi këndu shpesh. Aty këngëtari më i mirë është kanë Rexha (Rexhep Selimi) edhe kem pasë qejf me ni. Ai edhe ka pikturu”, tha Haradinaj.

    Tutje, ai shpjegoi ai së bashku me krerët e UÇK-së në Hagë kishin harruar se janë në burg.

    “Kemi harrur që jemi në burg. Kemi menu që jemi në një luftë dhe në një front, ambienti jonë ka qenë që jemi në luftë, dhe në fund të fundit, e drejta jonë do të triumfojë”, tha Haradinaj.

    Duke folur për Gjykatën Speciale, Haradinaj tha se ajo shkel të gjitha të drejtat e njeriut, sipas tij edhe ato më elementare.

    Haradinaj gjithashtu foli edhe për festën e Pavarësisë brenda Speciales, duke cituar një shprehje të ish-presidentit Hashim Thaçit.

    “Ndjenja e të festuarit në burg, në burgun klasik nuk mund të ndihet asgjë mirë, por ne nuk ishim në një burg tamam burg, por ne ishim të burgosur politik dhe mendoj që edhe sot e tutje janë të burgosur politik”.

    “Të jesh i burgosur politik në shekullin 21, nga një gjykatë që e quan veten elitare, që është formuar për elitare dhe që do ta ndajë drejtësi të paanshme e njëkohësisht është një gjykatë e cila shkel të gjitha të drejtat e njeriut edhe më elementare. Të drejta të njeriut të cilat nuk i ka shkelur, ose të them rrallë i kanë shkelur edhe gjykatat e ish-Jugosllavisë. Sa i përket ditës së Pavarësisë, mund ta them një shprehje të Hashimit që tha “ata kanë mujt me na burgos fizikisht, trupin, por mendjen s’mund të na robërojnë asnjëherë”, u shpreh ai./Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Ismail Syla, në një intervistë  për FRONTAL të T7 ka folur për vizitën e sotme të ish-shefit të...
    Lajme21 Mars 2025
    Hapja e bizneseve shqiptare në veri të vendit ishte pritur me një pompozitet të madh, madje e tillë ishte prezantuar para publikut...
    Lajme21 Mars 2025
    Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili kishte humbur babain e tij gjatë kohës sa kishte qenë duke u mbajtur në qendrën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë fotografia e Princit të Uellsit në një tank pranë kufirit...
    Lajme21 Mars 2025
    Vëllai i deputetes së VV-së njëherësh bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipe Selimit, ka shkuar për ngushëllime në familjen Thaçi. Ai për këtë...
    Lajme21 Mars 2025
    Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Në kuadër të kësaj dite, presidentja Vjosa Osmani ka takuar persona të jashtëzakonshëm, të cilët...
    Lajme21 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për vjedhje. Policia ka publikuar fotografinë...
    Sport21 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit drejt Murcias, ku do të...
    Lajme21 Mars 2025
    Binance, ekosistemi më i madh global i blockchain-it dhe platforma kryesore e shkëmbimit të kriptovalutave sipas volumit të tregtisë dhe numrit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.