[wp-story]

Lajme

Naser Shala i reagon Kadri Veselit: Faleminderit ty dhe deputetëve që më zgjodhët

Naser Shala i reagon Kadri Veselit: Faleminderit ty dhe deputetëve që më zgjodhët
20:51 | 16 Gusht 2019

Naser Shala, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, ka reaguar ndaj lajmeve se ambasada amerikane dhe britanike janë larguar nga bordi i AKKVP’së. E arsyeja kryesore e largimit të tyre është fakti se Shala është zgjedhur para disa muajve si drejtor ekzekutiv.

Ai për Express ka thënë se në pozitën e drejtorit të AKKVP’së është zgjedhur nga deputetët e Kosovës.

“Në pozitën e drejtorit të sekretarisë ekzekutive të AKKVP -së jam emëruar me votën e deputetëve të Kosovës” ka shkruar ai.

E për këtë, ai përveç që i ka falënderuar deputetët, ka falënderuar edhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, i cili edhe pse e kishte përkrahur më parë për këtë pozitë në fakt tani ka reaguar kundër tij duke e cilësuar se nepotizmi po i detyron të rinjtë të largohen nga Kosova.

“Për këtë ,jam falënderues të gjithë deputetëve përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës , z. Kadri Veseli” tha në reagimin e tij, Naser Shala.

Shala shtoi se veprimet e tij do të jenë në bazë të besimit që i është dhënë nga parlamenti i Kosovës.

“Të gjitha veprimet e mija do të jenë konform besimit që më është dhënë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës” tha ai.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera