[wp-story]

Lajme

Naser Osmani nuk do të jetë kandidat për deputet

Naser Osmani nuk do të jetë kandidat për deputet
16:53 | 04 Shtator 2019

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Naser Osmani, përmes një statusi në rrjetin  social “Facebook” ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor 2019, raporton “Front Online”.

 Ja statusi i tij i plotë:

 Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!

Gjatë ditëve të fundit, jam përballur me një presion medial krejtësisht të padrejtë.
Kundër meje ka filluar një proces gjyqësor, mbi një aktakuzë pa asnjë bazë të arsyeshme edhe pa asnjë fakt.
Ekspertiza gjyqësore e dëshmon të kundërtën e pretendimeve të prokurorit dhe e vë në pah pastërtinë time të plotë.
Të dashur qytetarë, si përfaqësues i juaji në gjashtë legjislatura, kam mbrojtur me nder interesin e përgjithshëm dhe kam bërë më të mirën e mundshme.
Duke e vlerësuar pafundësisht besimin që më keni dhënë dhe për të garantuar proces gjyqësor pa asnjë ndikim dhe pas asnjë dyshim, kam vendosur që, përkundër propozimit nga Dega e Lipjanit, të mos jem pjesë e listës së LDK-së, partisë sime të përjetshme.
Dëshiroj të falënderoj Degën time dhe Kryesinë e LDK-së, t’u dëshiroj suksese kolegëve të mi të kandidatë, si dhe jam i bindur se LDK-ja do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve.

/ Front Online/ 

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera