×
  • Auto
  • Auto

    NASA dhe Nokia do të instalojnë rrjet 4G në Hënë

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Në kohën kur konkurrenca mes ofruesve të shërbimeve të telekomunikacionit në Tokë është me ashpër se kurrë më parë, kompania finlandeze e kësaj fushe, Nokia, ka njoftuar se do ta zgjerojë rrjetin në një treg të ri pasi e fitoi marrëveshjen për instalimin e rrjetit të parë telefonik në Hënë.

    Prodhuesi i telefonave dhe pajisjeve tjera për telekomunikacion tha se është përzgjedhur nga NASA për instalimin e një rrjeti 4G në sipërfaqen e Hënës si pjesë e planit të agjencisë amerikane për të krijuar prani afatgjate të njeriut në Hënë deri në vitin 2030.

    Kontrata me vlerë prej 14.1 milionë dollarësh, e dhënë për selinë e Nokias në Shtetet e Bashkuara, është pjesë e programit “Artemis” të NASA-s, me të cilin synohet që të dërgohet gruaja e parë në Hënë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
    Astronautët që do të shkojnë në satelitin natyror të Tokës do të kryejnë eksperimente dhe eksplorime të hollësishme, për të cilat NASA shpreson që do t’i ndihmojnë për ta përgatitur misionin e parë në planetin Mars.

    Nokia tha se rrjeti 4G, i cili do të instalohet në vendin e pazakonshëm, do të mund të shndërrohet në rrjet 5G në të ardhmen.

    Në përgjithësi, NASA njoftoi javën e kaluar se do t’i shpërndajë 370 milionë dollarë te 14 kompani për pajisje me teknologjitë më të reja për misionin e saj, ku përfshihet edhe robotika.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Auto26 Mars 2024
    Tani është sërish në fokusin e interesit të fansave të Volkswagen të prirur veçanërisht drejt akordimit. Dhe sigurisht brezi ikonik i Golfit,...
    Auto25 Mars 2024
    Gabimet e shpeshta të shoferit mund të dëmtojnë motorin. Drejtuesit e benzinës dhe dizelit mund të dëmtojnë vajin në automjetin e tyre...
    Auto24 Mars 2024
    Prej vizitorëve më të shpeshtë të Evropës janë edhe amerikanët. Bëhet e ditur se vetëm në vitin 2023, gati një në tre...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.