Napoli ka mbyllur sezonin 2022/23 në Serie A me një fitore ndaj Sampdorias me rezultat 2-0.
Goli i parë erdhi në minutën e 64-të të ndeshjes ku autor ishte Victor Osimhen i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Frontonline.
Goli i dytë për Napolin erdhi në minutën 85-të ku autor ishte Giovanni Simeone.
Skuadra e Amir Rrahmani tanimë është kampion i Serie A ku e përfunduan sezonin me plotë 90 pikë.
Ndërsa festa në Napoli, tanimë ka filluar. /FrontOnline/