×
  • Lajme
  • Lajme

    Naim Fetahu jep dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e fundit, Naim Fetahu, ka dhënë dorëheqje nga të gjithë pozitat që i mban brenda partisë.

    Kjo u bë e ditur në një njoftim të bërë nga vetë Fetahu, në rrjetet sociale.

    Ai ka thënë se dorëheqje nga pozitat brenda PDK-së, po bëhet për shkaqe personale.

    Fetahu deri më tani ka qenë kryetar i degës së PDK-së në Podujevë.

    Njoftimi i plotë nga Fetahu:

    Të nderuar qytetarë të Podujevës,

    Po bëhen 30 vite që kur jam aktiv në jetën publike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës se Kosovës.

    Me besimin tuaj dhe përkushtimin tim, që nga paslufta kam shërbyer në pozita të ndryshme, duke filluar nga themelues e kryetar i parë i degës së PDK-së në Podujevë, deputet, zëvendësministër (në tri mandate), drejtor i
    ATK-së, e disa pozita tjera menagjeriale.

    ë gjitha këto përgjegjësi shtetërore e institucionale i kam falë përkrahjes suaj. Besimi që ju më dhatë më bëri çdo herë e më energjik, të jem më obligues ndaj jush, ndërsa vlerësimin se sa ia kam arritur të jem afër jush do ta bëni më së miri ju dhe koha.Në zgjedhjet e fundit hyra në garë për kryetar të komunës me qëllimin e vetëm që ta bëjmë ndryshimin në Podujevë, me dëshirën që Llapit e Gollakut t’i kthejmë dinjitetin. Por qytetarët i dhanë dikujt tjetër ketë besim, dhe si të tillë të gjithë pa dallim duhet ta respektojmë.

    Këto 30 vite në shërbimin publik dhe aktivitete politike kanë bërë që të mos jem afër familjes aq sa duhet, e sidomos afër fëmijëve të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë të jem afër tyre.Prandaj, sot kam vendosur për arsye personale te jap dorëheqje nga pozita drejtuese në Degën e Partisë Demokratike në Podujevë.

    Kam vendosur që për një periudhë ti kthehem familjes.Kjo nuk do të thotë se unë heqë dorë nga politika. Deri në frymëmarrjen e fundit unë do të jem në shërbimin tuaj, sepse u jam borxhli për përkrahjen që ma keni dhënë ndër vite.

    Sot, përulem dhe nderoj veprën e atyre që nuk janë mesin tonë, me të cilët bashkërisht në moshë të re e nisëm aktivitetin politik, dhe të tjerëve që na përkrahën në aktivitetin tonë, ndërsa i falënderohem secilit votues veç̧ e veç̧ për çdo përkrahje e mbështetje që i ka dhënë Partisë Demokratike të Kosovës.

    Edhe një here ju faleminderit te gjithëve!Me shumë respekt,Naim Fetahu

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nga data 30 gusht janë punësuar 363 persona në katër komunat me shumicë serbe...
    Lajme09 Shtator 2024
    KFOR, misioni i NATO-s, në Kosovë ka dhënë detaje për një stërvitje që është mbajtur sot në kampin në Novosellë. Në njoftimin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në Vilnius për një vizitë zyrtare. Ai shkroi në Facebook se atje e vlerësoi mbështetjen...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Prishtinë- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), përmes një komunikate për medie, kanë shprehur shqetësim...
    Lajme09 Shtator 2024
    “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i përfshirë në një fushatë për të mbuluar gjithçka që po ndodh në Kosovë”, tha sot...
    Lajme09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës i fton për intervistim të gjithë kandidatët që e kanë kaluar testin e shkathtësive fizike të mbajtur më 8...
    Sport09 Shtator 2024
    Pas problemeve te kombëtarja e Kosovës, ato vazhduan edhe në futbollin vendor, mirëpo aty Krisi “dhuna”. Këto skena të dhunës janë parë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Personi që dyshohet se ka therur me thikë një burrë mbrëmë në Deçan, është arrestuar. Rastin për Front Online e ka bërë...
    Vip09 Shtator 2024
    Ish-banorja e BBVA-së Rike Roçi, ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”. Nga shumë pyetjet që mori ishte edhe një rreth...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.