Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryetari i Bujanocit: I thash edhe ambasadorit Chris Hill se unë jam për shkëmbim të territoreve

    FrontOnline
    01 Prill 2023

    Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, saktësisht “ujdin” e Kosovës dhe Serbisë, bazuar në planin franko- gjerman, ka shprehur keqardhje se pse nuk u përfshi çëshjta e Luginës së Preshevës në këtë marrëveshje të 27 shkurtit dhe 18 marsit.

    Sipas tij, kjo marrëveshje nuk është finale dhe viteve të ardhshme mund të çelet edhe kjo temë.

    Por, ai ka shtuar se edhe në vitin `92, por edhe tash por edhe pas disa viteve shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithmonë do të votonin përmes referendumit, që kjo pjesë t`i bashkohet Kosovës.

    Këtë varint, po e vlerëson si mundësinë që përfundimisht Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdheniet.

    Arifi këtë qëndrim thotë se ia ka thënë edhe ambsasadorit amerikan në Boegrad, Christofer Hill.

    “Këtë çëshjte e biseduam edhe me Hillin dhe në këtë drejtim dhe më dha një përgjigje se 45 mijë serb janë në veriun e Kosovës dhe nuk ka mundësi reale që të bëhet një autonomi (në Kosovë) që po e përmendi ju. Është e vërtetë që duan të sigurojnë një të drejtë të serbëvë në atë drejtim. Nuk jam për shkëmbim territoresh, por jam për korrigjim të kufijve, unë perosnlisht, sespe kjo pjesë deri në vitet e `50 ka qenë pjesë e atëhershme e Kosovës dhe duhet në këtë drejtim të punojmë, sepse nuk do të ketë stabilitet politik dhe ekonomik edhe në Kosovë por edhe në Luginën e Preshevës, por do të jetë një korigjim. Them kështu si duhet një pjesë korigjimi i kufijve, pjesa që i është bashkangjitur Kosovës diku viteve të `50 për ta ruajtur atë balansin e populates, Leposaviç, Zubin Potoku, Zveçani, këndej Medvegja, Presheva e Bujanovci, do të ketë stabilitet edhe në republikën e Kosoëvs edhe në republikën e Serbisë, ky ëhstë mendimi im personal dhe do të zgjidhen disa problem mijëvjecare”, thotë Arifi për “Blic Interview”.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi të hënën se Spanja do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 23 korrik. Ky...
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “aktet e njëanshme” të autoriteteve të Kosovës rrezikojnë ta destabilizojnë rajonin...
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    75 shkolla në të gjithë Serbinë kanë marrë njoftime për bomba deri në orën nëntë të mëngjesit të sotëm. Kështu i është...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë...
    Lajme29 Maj 2023
    Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona. Përmes burime nga...
    Lajme29 Maj 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara, duke i bërë thirrje...
    Lajme29 Maj 2023
    Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se shihet qartë që protestat në veri janë të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura...
    Lajme29 Maj 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe...
    Lajme29 Maj 2023
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.