×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Vjosa Osmani i rriti kredibilitetin e pameritur të LDK-së!

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Dy deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, i kanë dalë në mbrojtje kryeparlamentares Vjosa Osmani, ndaj të cilës është iniciuar votimi për shkarkim nga pozita e nënkryetares në Lidhjen Demokratike të Kosovës.Nënkryetarja e Kuvendit, Nagavci, e ka quajtur qyqare sjelljen e LDK-së ndaj Osmanit.

    Ajo ka shtuar se “krerët e LDK-së kanë shkuar shumë thellë në lidhjet e tyre me kapësit e shtetit”.
    “Kanë prekur fundin, duket se s’mund të kthehen prapa. Pasi tradhtuan elektoratin e tyre, vodhën fitoren e VETËVENDOSJES!, u vunë në vijë pas Presidentit Thaçi bashkë me PDK, AAK, NISMA, Lista Serbe, krijuan një Qeveri jolegjitime, tani krerë të LDK-së paskan nisur një votim elektronik për të shkarkuar znj. Osmani nga pozita e saj si nënkryetare. Nuk dua të flas për çështjet e brendshme partiake, as që po provoi të mendoj se si do të ishin reagimet po të ndodhte një rast i ngjashëm në LV!, nuk po flas as për të drejtën e mendimit ndryshe, për domosdoshmërinë e ruajtjes së parimeve e premtimeve të dhëna. Por nuk mund të mos reagoj për mënyrën qyqare të sjelljes ndaj një gruaje, ndaj një politikane që në pozitën e saj si Kryetare e Kuvendit e si deputete e LDK-së nuk ka bërë asnjë shmangie nga premtimet elektorale, nga deklaratat publike, e besoj nga bindjet e saj se cila është më e mira për vendin. Jam tash dhe më e bindur se znj. Osmani ka bërë gabim vetëm pse pranoi të bëhej Kandidate për Kryeministre pa u bërë Kryetare e Partisë, kështu i rriti kredibilitetin e pamerituar LDK-së, e u dha mundësi edhe të tjerëve që të keqpërdorin besimin që u kërkuan qytetarëve”, ka shkruar Nagavci në postimin e saj në Facebook.

    “Krerë të LDK duket se kanë shkuar shumë thellë në lidhje e tyre me kapësit e shtetit. Vota e sotme elektronike për të shkarkuar ose jo znj. Osmani nga pozita e saj si nënkryetare është mundësi për anëtarët me të drejtë vote të distancohen sa ndoshta kanë akoma dhe pak kohë për të treguar dinjitet e për të reflektuar. Rezultati i sotëm do të tregoi se sa janë gati anëtarët e KP të LDK-së të vendosin parimisht, racionalisht e të pavarur. Vjosën dhe mund ta shkarkojnë nga pozita e nënkryetares, por legjitimitetin që i dhanë qytetarët nëpërmes saj LDK-së nuk mund t’ia japin Zt. Hoti. Ashtu si as legjitimitetin e Qeverisë Kurti, qeverisë jolegjitime. Këtu veç parime, arsye e argumente s’ka. Ka standarde të shumfishta që paradoksalisht do të kthjellojnë situatën”, ka vazhduar ajo.Në anën tjetër, deputetja Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se Osmani ishte personi “më i sinqertë dhe këmbëngulës për arritjen e bashkëqeverisjes”.“Nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikosh!”, ka shkruar ajo.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja ishin në bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të tetorit. Vetëvendosje që fitoi zgjedhjet me Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, kishte bashkuar forcat me LDK-në që doli e dyta me Vjosa Osmanin kandidate. Qeveria Kurti u rrëzua pas 50 ditësh qeverisjeje me mocion mosbesimi të nisur nga LDK-ja. Në fillim të qershorit, LDK-ja u bë bashkë me AAK-në e Nismën për të formuar Qeverinë Hoti pasi Gjykata Kushtetuese i dha dritën e gjelbër partisë së dytë që të formojë qeverinë. Osmani ishte shprehur kundër një qeverie të re dhe kjo deklaratë kishte nxitur kreun e partisë, Isa Mustafa, që të iniciojë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së votimin për shkarkim të Osmanit nga posti i nënkryetares së partisë. Mustafa ka kërkuar që anëtarët të votojnë sot deri në orën 19:00 në mënyrë elektronike.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Të martën mbrëma vëllau i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka shkruar në Facebook duke kërkuar drejtësi të shpejtë dhe profesionale, “pa vonesa...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i cili tashmë gjendet në burg për përfshirjen e tij në vrasjen e Liridona Ademajt, ka...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Dy partitë opozitare, PDK e LDK, kanë dërguar njoftime se do të mbajnë konferenca për media, nesër (e mërkurë). Dy partitë nuk...
    Të tjera
    Vip05 Dhjetor 2023
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi nuk është ndjerë mirë gjatë mbrëmjes së sotme. Ai ka pasur dhimbje stomaku, derisa në...
    Vip05 Dhjetor 2023
    Konkurrentja e re e Big Brother VIP Kosova, DJ Miss Rose ka zhvilluar një bisedë me Ilirianën. Mes një bisede disa minutëshe,...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatin e testit PISA për vitin 2022. Ajo është renditur në vendin e...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Mbretin dhe Mbretreshën e Lesotos në Dubai në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka pritur në takim delegacionin nga Asambleja Parlamentare e Këshillit...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Me 29 nentor ishte paraparë që të përfundonte konkursi për kryeshef ekzekutivë të ndërrmarjes “Trepca”, por i njëjti nga menaxhmenti është shtyer...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.