×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci akuzon SBASHK-un: Po i bën presion mësuesve, fëmijët po mbahen peng

    FrontOnline
    27 Shtator 2022

    Greva në arsim ka hyrë në javën e pestë, dhe arritja e një marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut nuk po duket as në horizont.
    Lidhur me situatën që aktualisht është duke mbretëruar në vend ku mijëra nxënës dhe mësimdhënës kanë mbetur jashtë objekteve shkollore, ka folur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Nagavci në një intervistë në Telegrafi.com, ajo ka thënë se fëmijët po vazhdojnë të mbahen peng dhe se përfaqësuesit e SBASHK-ut në shkolla po ushtrojnë presion për mbajtje ose mos mbajtje të mësimit.

    “Për fat të keq sot është e 19 ditë që fëmijët po mbahen peng pa u ofruar realizimin e të drejtës bazike të tyre për arsimim, dhe nuk qëndron fakti se ka barrikadim nga të dy anët dhe kushdo që e thotë këtë, ose është keqinterpretim ose mungesë e informatave”, u shpreh Nagavci.

    Pavarësisht thirrjeve të SBASHK-ut, që greva të vazhdoj, tashmë disa shkolla kanë nisur procesin mësimorë.

    Lidhur me këtë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka vlerësuar si hap të mirë, derisa u ka bërë thirrje përfaqësuesve të SBASHK-ut nëpër shkolla që të mos bëjnë presion.

    “Është shumë mirë që në disa shkolla kanë filluar të mbajnë mësimin… dhe e shfrytëzoj këtë mundësi të thërras përfaqësuesit e SBASHK-ut në shkolla që të mos bëjnë presion njeri te tjetri për mbajtje ose mos mbajtje të mësimit, sepse është e rëndësishme që të mos shfrytëzohen fëmijët për të arritur qëllimet e tyre. E para unë si ministre që para 1 shtatorit kam bërë thirrje për vazhdim të mësimit, dhe do të vazhdoj ta bëjë dhe përveç që e kam kompetencë e kam edhe të drejtë”, tha Nagavci.

    Duke komentuar deklaratën e kryeministri Albin Kurti i cili përfaqësuesit e SBASHK-ut i quajti sindikalistë të PAN-it, Nagavci tha se kjo është e vërtetë dhe se të njëjtit nuk kanë pse të ndihen të ofenduar.

    “Është e vërtetë për faktin se në vitin 2017 kjo kryesi e sindikatës kanë pasur marrëveshje në kohë fushate zgjedhore me PAN-in për shkak të votave, nuk janë deklarata që thuhen për herë të parë. Pse duhet të ndjehen të ofenduar nëse janë PAN, sepse e vërtetë është sepse ata janë PAN. Pse duhet të ndjehet keq z.Ymeri që është PDK”, tha Nagavci.

    Ministrja tutje bëri thirrje sërish që mësimi të filloj nëse jo sot, atëherë nesër.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.