×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Nagip Krasniqi, “baba i tenderëve”, për një vit dha 80 milionë euro nëpërmjet kontratave një burimore

    Fatlum Berisha
    19 Prill 2023

    Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi shpenzoi mbi 80 milionë euro për tenderë të negociuar apo një burimor vetëm brenda një viti, raporton Front Online.

    Fjala është vetëm për tenderët, vlera e të cilëve kap shifra milionëshe. Kostoja totale nëse përfshihen edhe tenderët që nuk peshojnë kaq shumë del të jetë akoma më e lartë sesa 80 milionë euro.

    Nagip Krasniqi u arrestua sot dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, raporton Front Online.

    Cilët janë mega-tenderët e KEK-ut që kryeshefi Nagip Krasniqi i dha direkt, pa publikim të njoftimit për kontratë?

    Më i madhi është ai që kap shifrën e 56 milionë eurove. Ka të bëjë me modernizimin e turbinave B1 dhe B2, raporton Front Online.

    I madh, për nga kostoja, është edhe tenderi tjetër.

    Gjithsej 15.2 milionë KEK-u ia dha një kompanie për dizajnin, furnizimin dhe kryerjen e punëve lidhur me dilatimet e kaldajave B1 dhe B2 në TC Kosova B.

    5.1 milionë euro tjera për riparimin kapital të një kaldajeje. E 3.4 milionë tjera për po të njëjtën arsye, raporton Front Online.

    2.2 milionë po ashtu u dhanë për prodhimin, liferimin në lidhje me dilatimet e kaldajës B1 dhe B2.

    3.4 milionë euro tender i negociuar në KEK, detaje për kontratën për të cilën po intervistohet Kryeshefi

    Në fillim të shkurtit të këtij viti Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nënshkroi kontratë mbi 3.4 milionë euro me kompaninë “Litwin SA”. Puna që duhej të kryente kjo kompani dhe partneri vendor “Bujar B. Shala B.I.”. ishte për remontin e turbinës dhe gjeneratorit të Njësisë A5 të TC “Kosova A”.

    Kontrata ishte e negociuar dhe u bë shpejt. Derisa vet thirrja u shpall më 27 janar, 2023, njoftimi që është lidhur kontrata u bë më 3 shkurt.

    Me këtë kontratë pritej që të ktheje në punë ky bllok në fillim të muajit prill 2023.

    Derisa konpania “Litwin SA” ishte në garë edhe në një tender të anuluar më herët po për riparimin e bllokut A5, kpmpania Bujar B. Shala B.I. , sipas përditësimit më të fundit në Agjencinë e Bizneseve del që është regjistruar më 25 janar të vitit 2022 dhe aktivitet primar e ka “Tregtia tjetër me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje”. Madje nuk ka as numër kontaktues.

    Blloku A5 i termocentraleve “Kosova A” kishte dalë jashtë funksionit që nga 19 korriku 2022.

    Përpjekja për remontin e Njësisë A5 kishte filluar që nga gushti i 2022. Tenderi me procedurë të hapur për remont kapital të njësisë A5, i shpallur në fund të muajit gusht kishte dështuar pasi nuk kishte pasur ofertues andaj tenderi i dytë ishte hapur me procedurë të negociuar.

    Për remontin e njësisë A5, siç merr vesh Insajderi, KEK-u ka zhvilluar procedurën e negociuar me disa operatorë. Blloku A5 i termocentralit “Kosova A” ka kapacitet prej 210 megavatë për orë.

    KEK gjatë vitit 2022 ka hapur dy tenderë për remontin kapital të këtij blloku i cili është jashtë funksionit por që vetëm më hapjen e tenderit me procedurë të negociuar ka arritur të nënshkruajë kontratë.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Hulumtime10 Janar 2024
    Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka shpallur tenderin prej më shumë se 22 milionë euro për përfundimin e punimeve në ndërtimin e objektit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Lajme29 Mars 2024
    Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.