×
  • Lajme
  • Lajme

    Myftiu Tërnava u prit në takim nga ministri për Çështje Fetare i Arabisë Saudite

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Fillimisht dr. Abdul-Latif al-Shejh, i dëshiroi mirëseardhje Myftiut Tërnava, duke e çmuar lart vizitën e tij. më pas ai theksoi se Arabia Saudite, populli i saj, Qeveria dhe mbreti i saj, Selman bin Abdulaziz al-Saud, janë të përkushtuar për bashkëpunim, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë popujt myslimanë të botës dhe popujt e tjerë miq. Ai theksoi se populli i Kosovës gëzon respekt dhe simpati të veçantë nga Qeveria dhe populli saudit, duke vënë në pah kështu rëndësinë e thellimin të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Ministri saudit shprehu përkushtimin e madh të Arabisë Saudite për luftimin e ekstremizmit, terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe për respektimin e të gjitha besimeve për një bashkëjetesë të mirëfilltë pa dallim feje, race, gjuhe dhe etnie.

    Nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi Mbretërinë e Arabisë Saudite për përkrahjen e ofruar për Kosovën në periudha të ndryshme dhe në fusha të ndryshme. Ai më pas e njohu nikoqirin me punën dhe aktivitetet e Bashkësisë Islame të Kosovës, me sfidat që ka ky institucion, në veçanti gjatë dhe pas periudhës së ballafaqimit me pandeminë Covid-19, duke theksuar kështu përkushtimin e BIK-ut për kultivimin e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare ndërmjet qytetarëve të Kosovës.

    Gjithashtu Myftiu Tërnava e njohu ministrin për zhvillimet e fundit në rajon dhe ndikimin e ndodhive të ndryshme në zhvillimet në rajon, duke kërkuar nga ministri saudit angazhim më të theksuar në arenën ndërkombëtare, sidomos për lobimin për njohje të reja të shtetit të Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Myftiu Tërnava edhe njëherë shprehu falënderime për mikpritjen dhe bujarinë e ofruar gjatë kësaj vizite, duke veçuar respektin për udhëheqësin saudite për kujdesin e Dy Xhamive të Shenjta, asaj në Meke dhe në Medine, si dhe për shërbimet e ofruara për vizitorët e tyre.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.