×
  • Front TV
  • Front TV

    Mustafa: Votoni për LDK-në, votoni për një ardhme më të ndritur

    FrontOnline
    07 Shkurt 2025

    Gjatë një konference për media, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, u bëri thirrje qytetarëve që të angazhohen maksimalisht në orët e fundit të fushatës, duke inkurajuar pjesëmarrjen masive në zgjedhje.

    “Tani është koha juaj, populli i madhërishëm i Kosovës, të flisni me miqtë tuaj, me familjet tuaja, të siguroheni që të gjithë të dalin të votojnë për LDK-në, të dalin të votojnë për ndryshim, të dalin të votojnë për një të ardhme më të ndritshme për Kosovën.” – deklaroi Mustafa.

    Ai paralajmëroi dy tubime të LDK-së, duke filluar nga ai i sontëm në Podujevë, në orën 18:00, ndërsa nesër tubimi përmbyllës i fushatës në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, në të njëjtën orë.

    “Sonte nga ora 6 pasdite ejani në tubimin tonë në sheshin e Podujevës. Në Podujevën e LDK-së, në themelet e kështjellës së LDK-së. Ndërsa nesër ejani në tubimin më të madh të kësaj fushate, tubimin përmbyllës të kësaj fushate, në Prishtinë, në Sheshin Skënderbeu nga ora 6 pasdite. Ejani me familjen tuaj, me miqtë tuaj, me fqinjët tuaj dhe me gjithsecilin që njihni.” – ka deklaruar Mustafa.

    Nga Rubrika
    Front TV13 Mars 2025
    Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën te babai i tij i sëmurë në QKUK, raporton Ekonomia Online. Thaçi ka arritur paraditen e sotme...
    Front TV13 Mars 2025
    Ish-presidenti Thaçi ka ardhur në Kosovë, pamje nga QKUK ka ku shkuar për ta vizituar babanë e sëmurë, raporton FrontOnline Pamje nga...
    Front TV25 Shkurt 2025
    Dëshmia e Ismet Tarës vazhdon të krijojë tensione në Hagë. Atje, avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, është përplasur me prokuroren. Kjo...
    Të tjera
    Kronika16 Mars 2025
    Inspektorati Komunal i Pejës, me asistimin e Policisë së Kosovës, të shtunën në mbrëmje kryen një aksion në Pejë, ku janë mbyllur...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Situatë e tensionuar në oborrin e spitalit të Koçanit, ku familjarët me çdo kusht kërkojnë që t’i marrin kufomat e të afërmve...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Njëri nga pronarët e klubit të natës “Pulse” është mes të arrestuarve nga autoritetet pas zjarrit tragjik në Koçani që la 59...
    Lajme16 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Sorensen, përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. Siç njofton...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.