[wp-story]

Lajme

Mustafa u përgjigjet Tërmkollit dhe Sejdiut, flet edhe për Rrahman Morinën

Mustafa u përgjigjet Tërmkollit dhe Sejdiut, flet edhe për Rrahman Morinën
12:22 | 03 Gusht 2019

Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë. Por, procesi zgjedhor i kësaj partie i ka penguar disa anëtarëve të saj. Ka qenë Melihate e cila ka thënë se një proces i tillë si ky i sotmi nuk ka ndodhur as në kohën komuniste duke thënë se tash në krye të LDK’së është vënë ministri i Rrahman Morinës. Por Mustafa, pas rizgjedhjes si kryetar i LDK’së, la deklaruar se nuk e ka në plan të merret me deklaratat e Tërmkollit dhe ka thënë se nëse ajo ka ndonjë lidhje telefonike me Morinën le ta publikojë.

“Nuk kam se çka të komentoj lidhur me deklaratat e Melihates. Nëse ka i ka mbet ndonjë lidhje telefonike me Rrahman Morinen mundet me folë Melihatja. Unë kam punuar për Kosovën, për Republikën për shtet”, ka deklaruar Mustafa pas rizgjedhjes kryetar i LDKsë.

Tërmkolli ka lëshuar mbledhjen e Këshillit të LDK’së ku ka folur rreth zgjedhjes së Isa Mustafës me aklamacion në krye të LDK-së. Tërmkolli ka thënë se ky Kuvendi Zgjedhor nuk ka ndodhur as në periudhën komuniste.

“Mund të them me keqardhje, sot ndodhi nje veprim shumë i rëndë, që as në komunizëm nuk është vepruar kështu. As fjala nuk mu dha. Sepse në krye të LDK-së e kemi ministrin e Rrahman Morinës” është shprehur Tërmkolli.

Tërmkolli ka thënë se zhvillimi i këtij kuvendi është i ngjashëm me metodat e shërbimeve të fshehta.

E për deklaratat e Sejdiut ai po thotë se nuk ka mundësi për manipulime të procesit.

“Unë kam biseduar me Sejdiun në telefon. Me ka thënë pse më ke ftu. I kam thanë vetëm me të uru suksese në Kuvend edhe pas përfundimit me ia zgjatë dorën njëri-tjetrit. Askush s’mund t’i manipulojë 355 veta, nuk është mirë që kësaj pune dhe njerëzve që kanë qenë këtu t’u jepen epitete të tilla”, ka deklaruar Mustafa./

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera