×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa thotë se koalicioni me VV i mundshëm, pret certifikimin e rezultateve

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ende po e sheh të mundshëm një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pavarësisht se dy ditë më parë e la mundësinë e kalimit në opozitë nëse s’arrin një marrëveshje me Albin Kurtin.

    Në një përgjigje me shkrim për Express, Shefi i partisë së dytë në Kosovë, ka thënë se po e pret certifikimin e zgjedhjeve për të lidhur koalicion me partinë fituese.

    “… vetëm pas certifikimit qartësohet se kush e ka të drejtën e mandatarit. Deri te certifikimi po punojmë me VV’në për të harmonizuar programin qeverisës për një koalicion të mundshëm”, thotë Mustafa.

    Dy ditë më parë lideri i LDK’së e la mundësinë e kalimit në opozitë nëse s’pajtohen me Vetëvendosjen për programin qeverisës dhe pozitat shtetërore.

    Por, tash Mustafa thotë se gjithçka sqarohet kur përfundon procesi zgjedhor edhe në KQZ.

    “Derisa çdo ditë numërohen e rinumërohen vota dhe nuk ndalet vargoni i votave nga jashtë Kosova edhe një muaj dite pas përfundimit te zgjedhjeve, natyrisht se si pasojë prolongohet mundësia e koalicionit”, theksoi Mustafa.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë nisur takimet për të harmonizuar programet qeverisëse pavarësisht se zgjedhjet nuk janë certifikuar. Janë marrë vesh për Qeverinë me 12 ministri e 26 zëvendësministra. Por, ende s’kanë folur për pozitat dhe ndarjen e Ministrive.

    Isa Mustafa thotë se gjithçka sqarohet kur të dihet fituesi dhe deputetët e legjislaturës së VII.

    “Duhet, të gjithë, ta kemi të qartë se marrëveshje për koalicion nuk mund të ketë pa certifikimin e rezultateve. Sepse, vetëm atëherë dihet zyrtarisht se kush nga partitë apo koalicionet sa deputetë ka dhe kush janë deputetët”, ka thënë Mustafa të dielën për Express.

    Është raportuar se LDK po synon të marrë Kryetarin e Parlamentit, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

    Lidhja Demokratike e Kosovës prej vitit 2004 asnjëherë s’ka dalë fituese e zgjedhjeve. Gjithmonë ka dalë e dyta.

    Para zgjedhjeve, LDK dhe VV kishin bërë marrëveshje të pashkruar se kush del i pari do të udhëheq me Qeverinë. Këtij zotimi i janë përmbajtur edhe pas zgjedhjeve.

    Në zgjedhjet e 6 tetorit, VV ka dalë e para me rreth 25 për qind të votave pasur nga LDK dhe e treta PDK. Partia e katër ka dalë AAK’ja. Ende s’dihet nëse NISMA e Limajt e ka kaluar apo jo pragun zgjedhor.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, në një prononcim për FrontOnline, ka bërë kritika të ashpra për politikanët ballkanas dhe retorikën, siç...
    Lajme22 Janar 2025
    Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri...
    Lajme22 Janar 2025
    Sot shënohet 27-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz. Më 22 janar 1998,...
    Të tjera
    Sport21 Janar 2025
    Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve në xhiron e shtatë. Barcelona ka arritur të shënojë fitore spektakolare me përmbyjsje...
    Vip21 Janar 2025
    Driloni është shprehur se është në siklet me ardhjen e Bay T në shtëpi. Ai u shpreh se është situatë e pakëndshme...
    Lajme21 Janar 2025
    Tre inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës nga rajoni i Gjakovës u arrestuan ditën e djeshme nën dyshimin për marrje të ryshfetit....
    Lajme21 Janar 2025
    Gazetari Baton Haxhiu, deklaroi në Pressing në T7 se bashkëshortja e ish-presidentit Rugova dha mesazhin se figura e Ibrahim Rugovës është e...
    Zgjedhjet 202521 Janar 2025
    Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga “mijëra rugovistë e...
    Zgjedhjet 202521 Janar 2025
    Kandidati për deputet, nga PDK Ferat Shala, ka shkruar pas takimit me qytetarët e Krajkovës dhe Damanekut. ''Me PDK-në, Kosova ka një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.