×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Të merresh me deklaratat e Avdylit dhe Abazit është si të rrëshqasësh në gropë septike

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një deklaratë për lajmi.net i është kundërpërgjigjur ashpër deputetit të partisë së tij, Haxhi Avdyli, i cili dje e quante kreun e partisë si “komunist të fundit nga Ish-Jugosllavia deri tek ish-BRSS”. Këto komente i bënte pas një interviste televizive ku Mustafa tha se gjuha e Vjosa Osmanit ndaj tij dhe LDK-së ngjason me atë të zërit të popullit të diktatorit Enver Hoxha.

    “Komunist”, “ministër i fundit i krahinës socialiste të Kosovës”, e quajti dje deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, kreun e partisë së tij, Isa Mustafa, pas një deklarate të këtij të fundit për Vjosa Osmanin në një debat televiziv.

    Duke iu referuar me cilësime të tilla, Avdyli tha se Mustafa po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar në SHBA, në vendin simbol të demokracisë.

    “Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri ish-BRSS , i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar ne SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, shkruante dje Avdyli.

    Mirëpo, një deklarate të tillë i është përgjigjur ashpër kreu i partisë, Isa Mustafa. Për lajmi.net, kreu i LDK-së, ka thënë se për të nuk ia vlen të merret me deklaratat as të Haxhi Avdylit e as të Haki Abazit.

    Madje siç është shprehur ai, të merresh me ato se çka thonë këto dy personazhe, është si të bijesh në gropë septike.

    “Të merrem me deklaratat e Haxhi Avdylit dhe Haki Abazit është njëjtë si me rrëshqitë në gropë septike”, ka deklaruar shkurt Mustafa për lajmi.net.

    Kjo përgjigje e Mustafës ka ardhur pas pyetjes së lajmi.net se si e sheh ai qasjen e një deputeti të partisë së tij, ndaj pikërisht kryetarit të subjektit.

    Ndryshe, pakënaqësitë e Haxhi Avdylit me udhëheqësinë e LDK-së kanë nisur qysh më herët pas përçarjeve të para të Vjosa Osmanit me Isa Mustafën, Agim Veliun dhe të tjerët.

    Avdyli është një nga deputetët që ka dalë kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese në parti, e madje e ka përkrahur atë vazhdimisht dhe publikisht.

    Sidoqoftë, ani pse në të shumtën e rasteve Avdyli ka dalë kundër partisë së tij, ai nuk ka vendosur ende ta lë LDK-në. /Lajmi.net/

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.