×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Smaka i dha shumë Kosovës në fushën e edukimit

    FrontOnline
    01 Janar 2021

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të Riza Smakës, ka ngushëlluar familjen Smaka, duke thënë se do ta përkujtojnë gjithmonë si një njeri të urtë dhe intelektual që i dha shumë Kosovës në fushën edukimit.

    “Me pikëllim të thellë, mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të profesor, Riza Smaka. Riza Smaka i takonte një brezi të shquar intelektualësh që tërë angazhimin e tyre jetësor e kishin në shërbim të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Ai la gjurmë të pashlyeshme në edukimin e shumë brezave studentësh, ishte po ashtu aktiv edhe në jetën politike duke shërbyer edhe si deputet në Parlamentin e Kosovës.

    Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare profesori universitar Riza Smaka. Ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga viti 2008-2011. Ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës./FrontOnline/

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Ekonomi24 Prill 2024
    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga...
    Kronika24 Prill 2024
    Një mosmarrëveshje në trafik u bë mollë sherri që një person të gjuajë me armë në drejtim të një personi tjetër në...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë ne Rahovec, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton që...
    Të tjera
    Kronika24 Prill 2024
    Në Pejë është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur sulm ndaj bashkëshortit...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Senati amerikan ka miratuar një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh që përfshin mbështetje ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Presidenti i...
    Opinione24 Prill 2024
    Nga: Lina Khatib / The Guardian (titulli origjinal: Iran seems like it’s in escalation mode – but all-out war with Israel is...
    Lajme24 Prill 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti kanë zhvilluar të martën një bisedë telefonike, gjersa u tha se temë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.