Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Qeveria urgjentisht të investojë në kapacitete të reja gjeneruese, e shtrenjtoi rrymën dy herë

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, ku është theksuar se brenda dy vitesh qeverisje nga Albin Kurti, çmimi për energji elektrike është shtrenjtuar dy herë,.

    Deputeti Besian Mustafa ka kërkuar që urgjentisht Qeveria Kurti të investojë në krijimin e kapaciteteve vendore të gjenerimit të energjisë elektrike.

    “Për herë të dytë në dy vitet e kësaj qeverie, po rritet çmimi i energjisë elektrike. Kësaj radhe edhe për 15,4 për qind. E tëra kjo në këtë kohë krize kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur deri në 50 për qind, kur tatimi në pronë është rritur për 100 për qind, kur pagat nuk janë rritur as në sektorin publik, as në sektorin privat”.

    “Kjo qeveri për 2 vjet nuk ka investuar asnjë cent në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese në sektorin e energjisë elektrike. Qindra miliona euro të shpenzuara në subvencionim, nuk e zgjidhin problemin afatgjatë të energjisë”, raporton eo.

    “Qeveria duhet urgjentisht të investojë në krijimin e kapaciteteve vendore të gjenerimit të energjisë elektrike në partneritet me sektorin, privat vendor dhe ndërkombëtar”.

    “Këto investime duhet përqendruar tek burimet e ripërtërishme të energjisë si the tek termocentrali me gaz si opsioni më i mirë”, ka thënë ai.

    Ai tha se format e subvencionimit të faktuarave nga qeveria nuk janë zgjidhje, sipas tij po të investoheshin të gjithë ato para në gjenerim të energjisë, vendi nuk do të përballjen me këto probleme.

    “Forma me subvencionim është një harrim i problemit jo zgjidhje e problemit. Ato nuk ofrojnë zgjidhje afat të mesë a po afat gjatë. Janë mbi 100 milion euro, e qindra miliona euro qe po përdoren për subvencionim, kur këto qindra miliona euro do të duhej që investoheshin në gjenerim të energjisë dhe nuk do ti kishim këto probleme”, tha ai.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2023
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuçiq nuk do të tolerohen. Ajo...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të komunës. Sipas burimeve të Klankosova.tv Hetemi është duke u ruajtur...
    Lajme29 Maj 2023
    Gjatë së hënës, qindra huliganë serbë përdorën dhunë të pajustifikueshme gjatë protestes pranë komunës së Zveçanit në veri të Mitrovicës. Të paktën...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë...
    Lajme29 Maj 2023
    Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona. Përmes burime nga...
    Lajme29 Maj 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara, duke i bërë thirrje...
    Lajme29 Maj 2023
    Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se shihet qartë që protestat në veri janë të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura...
    Lajme29 Maj 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe...
    Lajme29 Maj 2023
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.