[wp-story]

Lajme

Mustafa: Për të rritur efiçiencën, LDK planifikon bashkimin e ATK-së dhe Doganës

Mustafa: Për të rritur efiçiencën, LDK planifikon bashkimin e ATK-së dhe Doganës
21:57 | 26 Shtator 2019

Besian Mustafa kandidat për deputetet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se qeveria në krye me Vjosa Osmanin do të jetë qeveria më pro-biznes që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se në programin e tyre qeverisës kanë paraparë bashkimin e ATK-së dhe Doganës.

“Ne kemi paraparë të bashkohen ATK dhe Dogana, ku brenda kësaj Agjencie do të ketë njësi të ndara për mbledhjen e fitim. Ideja për t’i bashkuar këto është të rrisim efiçiencën”, ka thënë ai.

Sipas tij, ata do të zvogëlojnë institucionet qeveritare, pasi shton se besojnë në qeveri të vogël.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera