×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa paralajmëron bisedime me partitë për zgjedhjen e Presidentit të ri, nëse Thaçit i vërtetohet aktakuza

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Lidhja Demokratike e Kosovës në ditët në vazhdim do të bëjë përpjekje për takime me partitë politike në vend për të diskutuar rreth zgjidhjeve të mundshme për zgjedhjen e presidentit të vendit, në rast se Hashim Thaçit i konfirmohet aktakuza nga Gjykata e Hagës.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar lideri i LDK’së, Isa Mustafa, i cili thotë se gjetja e një zgjidhje për punën e presidentit ndërlidhet edhe me procesin e dialogut meqë kërkohet përfshirje më e gjerë në proces.

    Ndërkohë, Mustafa ka mohuar të ketë pasur ndonjë diskutim për zgjerim të koalicionit qeverisës.

    Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka konfirmuar se deri më tani nuk ka kurrfarë diskutimesh për mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës, pavarësisht raportimeve të shumta se PDK mund jetë pjesë e mozaikut të ekzekutivit që drejton Avdullah Hoti.

    Megjithatë ai thotë se pashmangshëm si drejtues të qeverisë do të diskutojnë me të gjithë, se çfarë zgjidhje do të bëhet për zgjedhjen e presidentit të shtetit, në rast se Hashim Thaçit do t’i konfirmohet aktakuza 10 pikëshe e Prokurorisë së Hagës.

    “Për zgjerim te koalicionit nuk kemi biseduar. Por domosdoshmërisht do të bisedojmë se çfarë zgjidhje do të bëjmë për zgjedhjen e Presidentit të vendit, nëse ndodhë që atij i vërtetohet aktakuza para përfundimit të mandatit dhe jep dorëheqje”, ka thënë Isa Mustafa.

    Kreu i LDK’së ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë edhe përpjekje për takime me të gjithë ata që shprehin gatishmëri, pasi që sipas tij njoftimi për media e Prokurorisë Speciale ka lënduar institucionin e Presidentit të Republikës.

    “Institucioni i Presidentit tani është i lënduar me dënimin medial dhe publik që e bëri Prokuroria e Dhomave të Veçanta me bërjen publike të propozimit të aktakuzës. Në ditët në vijim do të bëjmë përpjekje të takohemi, të bisedojmë me të gjithë që kanë vullnet”, ka shtuar ish-kryeministri.

    Mustafa ka thënë se gjetja e një zgjidhje për presidentin ndërlidhet edhe me procesin e dialogut, meqë është një proces ku duhet një përfshirje e gjerë.

    “Kjo ndërlidhet edhe me procesin e dialogut. Sepse, një proces i tillë kërkon përfshirje më të gjerë , për çfarë duhet të hulumtohen modalitetet”, ka përfunduar Mustafa për Gazetën Express.

    Aktualisht Brukseli dhe Washingtoni kanë intensifikuar përpjekjet drejt arritjes së një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Kryeministri Hoti aktualisht është duke e përfaqësuar Kosovën i vetëm në takimet ndërkombëtare, pasi që atij s’mund t’i bashkohet presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka paralajmëruar dorëhqejen nëse i konfirmohet aktakuza e Speciales nga gjyqtari i procedurës paraprake.

    Hoti sot është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Paris. Më 10 korrik do të jetë pjesë e Samiti virtual të Parisit ku do të marrë pjesë edhe Merkel, derisa më 12 do të udhëtojë për në Bruksel për takim me Aleksander Vucicin.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë një seance të enjten, për...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Genc Prelvukaj, këngëtari i njohur i është futur seriozisht politikës. Prelvukaj është bërë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë...
    Vip28 Mars 2024
    Nita Latifi sot feston ditëlindjen e 32-të. Këngëtarja e njohur morri urime të përzemërta nga miqtë e familjarë të saj. Mes urimeve...
    Sport28 Mars 2024
    Real Madridi ka filluar të rinovojë kontratat me disa nga futbollistët e tyre. I pari ishte mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili...
    Front TV28 Mars 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se falë “punës së jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti”, Kosova ka avancuar drejtë anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varrezat e...
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.