[wp-story]

Lajme

Mustafa: Oferta e Kurtit i kapërcen parimet mbi të cilat LDK-ja ka hyrë në negociata

Mustafa: Oferta e Kurtit i kapërcen parimet mbi të cilat LDK-ja ka hyrë në negociata
21:50 | 16 Janar 2020

Isa Mustafa ka thënë se oferta e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës është “jashtë kornizave të parimeve që mban LDK-ja”.

Kreu i LDK-së nuk ka kthyer përgjigje definitive ndaj ofertës së LVV-së, por ka lënë të kuptohet se LDK nuk e pranon ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje që sugjeron shtimin e numrit të ministrive dhe kryeparlamentarin për LVV-në.

“Unë nuk mund të them nëse është e papranueshme ose jo. Por, mund të them se kjo ofertë i kapërcen parimet mbi të cilat LDK-ja ka hyrë në negociata me Vetëvendosjen. Ne s’kemi hy ne negociata që ata [VV-ja] me i pasë Kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe që Presidentin ta vendosnim më vonë”, ka thënë Mustafa.

Në këtë intervistë për televizionin publik (RTK), ai ka shpalosur detaje për takimet me partinë e Albin Kurtit.

“Nëse ju e keni kryeministrin, ne duhet ta kemi krye-parlamentarin. Për sa i përket çështjes së presidentit, ai s’do të jetë president i LDK-së por i Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera