×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Në zgjedhjet e ardhshme do të dalim të parit

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    sfchjhh=9 i LDK-së, Isa Mustafa iu është drejtuar kryesisë dhe anëtarësisë së partisë në të cilën ai udhëheq në 31 vjetorin e themelimit të subjektit.

    “Datëlindja e LDK-së shënon edhe lindjen e demokracisë”, ka thënë Mustafa në fillim të fjalimit të tij para strukturave.

    Mustafa ka përmendur edhe kontributin e LDK-së gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.

    “LDK gjatë viteve të luftës pësoj humbje të shumë njerëzve të ssaj, shumë anëtarë të LDK-së kapën armët në dorë dhe ju bashkuan luftës, shumë prej tyre ranë në front të luftës duke humbur jetën në nder të atdheut. Ndonëse sanimi i planeve nuk ishte i lehtë, sepse lufta i kishte marrë LDK-së veprimtarë të shquar, por, LDK arriti të konsolidohej dhe t’i fitojë zgjedhjet në Kosovën e pasluftës”, ka thënë ai.

    Kreu i LDK-së ka përmendur edhe rezultatet e zgjedhjeve që ky subjekt ka pasur, duke thënë se i kanë dhënë shtetit tre kryeministra e dy presidentë.

    “Dy herë me radhë LDK-ja ua la subjekteve tjera udhëheqjen e qeverisë, që i kishte mposhtur në zgjedhje bindshëm, kjo tregon që LDK-ja para pushtetit e ka pasur gjithmonë shtetin.

    LDK-ja i dha vendimit dy president dhe tre kryeministra, LDK-ja është e gatshme të sprovohet në zgjedhje sepse për ne zëri i sovranit është më i rëndësishmi”, tha ai.

    Shefi i Lidhjes Demokratike është shprehur i bindur se kanë ofertën më të mirë e se do të dalin parti e parë.

    “Ne do të hyjmë në zgjedhje me bindjen e plotë se kemi ofertën më të mirë për vendin tonë, se do të dalin parti e parë.

    LDK do të angazhohet me tërë kapacitetin e saj për integrimin e Kosovës në NATO dhe strukturat e tjera ndërkombëtare”, ka thënë i njëjti./FrontOnline/

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të...
    Lajme19 Prill 2024
    Një vendim historik e ka cilësuar deputeti ukrainas Oleksej Gonçarenko, votën e Asamblesë Parlamentare pro Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Casemiro ka dhënë një përmbledhje për sezonin aktual, jetën e tij në Manchester dhe suksesin e Realit. Mesfushori brazilian ka thënë se...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-futbollisti kampion Bote i Italisë, Fabio Cannavaro, ishte i ftuar për të mbajtur një leksion të hapur në kursin e UEFA PRO,...
    Ekonomi19 Prill 2024
    840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë...
    Lajme19 Prill 2024
    Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se ka informacione se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.