×
  • Lajme
  • Vip
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mustafa Nano i reagon Dua Lipës: Gaboi që postoi foton me flamur, nuk është punë për të

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Këngëtarja e njohur, Dua Lipa postoi para pak ditësh në Instagram flamurin autokton të trojeve shqiptare, të ngritur në Beograd, duke nxitur reagime të shumta nga përdoruesit serbë të rrjetit.

    Veprimi i saj u komentua gjerësisht dhe më pas Dua sqaroi se nuk kishte si qëllim që të nxiste urrejtje. Së fundmi, gjatë emisionit të tij “Provokacija”, Mustafa Nano ka prekur pikërisht këtë temë.

    “Sot dua të luaj në një terren të rrëshqitshëm. Por ju e dini që mua më pëlqejnë terrene të tilla. Më pëlqen të rrezikoj. Ku e kam fjalën? Do të flas për Dua Lipën, më saktë për një gjest të sajin, që ka provokuar shumë diskutime, mbështetje nga shqiptarët, por edhe nga shumë të tjerë dhe kontestime nga serbët.

    Reagim i plotë i Nanos:

    Të vihen kufijtë e Kosovës në Apple map. Një kërkesë absolutisht e drejtë. Pak më vonë, po në Instagram (në fakt, edhe në Tëitter), ajo publikoi një mesazh tjetër. Publikoi hartën e Shqipërisë etnike.

    Është e njëjta hartë që u valëvit mbi një stadium të Beogradit, me fotografitë e Isa Boletinit e Ismail Qemalit dhe me mbishkrimin “Autochthonous”. Pas kësaj, ajo inicioi apo mbështeti një peticion online, nëpërmjet të cilit i kërkohej Apple-it që ta ndreqte këtë gabim.

    Ky peticion është nënshkruar nga mbi 100 mijë vetë, mes të cilëve është edhe Rita Ora, aleatja e saj kur vjen puna te patriotizmi. Do ta nënshkruaja edhe unë me kënaqësi.

    Dua Lipa është një nga këngëtaret më të mira në botë. Për mua është më e mira në botë. Dhe nuk e them si shqiptar, e them si konsumator muzike. Edhe serb po të isha, të njëjtën gjë do mendoja, pavarësisht se nuk do mund ta thoja dot në publik.
    Ajo është edhe vajzë e mençur dhe me klas. Dhe mua më pëlqen edhe kur hap gojën. Më pëlqen edhe kur ajo e deklaron origjinën e saj etnike. Ajo ka ditur të bëjë një lloj diplomacie kulturore.

    Atë që mund ta bëjë ajo për afirminin ndërkombëtar të Kosovës e për promovimin e sojit të shqiptarëve në përgjithësi nuk mund ta bëjë e gjithë makina e diplomacisë.

    Dhe në këtë kuptim, kërkesa e saj drejtuar Apple-it për të përfshirë Kosovën në hartë e për të mos e lënë atë nën Serbinë, për të njohur kështu diçka që në realitet ka vite që ka ndodhur është një kërkesë me vend. Që nuk ke si ta kritikosh. Kosova nuk është më pjesë e Serbisë, e nuk ka për të qenë ndonjëherë.

    Por ajo në të njëjtën kohë duhet të kursehet me deklarata e qëndrime politike. Ajo nuk duhet të futet në këtë lojë. Nuk duhet ta bëjë këtë për imazhin e vet, në radhë të parë.

    Ajo bëri gjënë më të mirë që i kërkoi Apple-it të vërë hartën e Kosovës më vete, por gabimi i saj ishte kur u mor me harta. Kjo nuk është punë për të. Nëse këmbëngul të merret me gjëra të tilla ajo dëmton veten, dëmton edhe kauzën që kërkon të mbrojë apo të promovojë, por edhe krijon një lloj simetrie, që hë për hë nuk na shërben”, u shpreh Nano. /Abc News/

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, ka folur për krimin e rëndë që bëri i biri i tij, i cili akuzohet se...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me një njoftim për ajrin në kryeqytet. IKSHPK-ja ka kërkuar nga të...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu. Në zonat malore reshje...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Me 29 nentor ishte paraparë që të përfundonte konkursi për kryeshef ekzekutivë të ndërrmarjes “Trepca”, por i njëjti nga menaxhmenti është shtyer...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Komandanti i KFOR-it, Ozkan Utulas, tha se trupat e NATO-s kanë marrë masa të nevojshme për t’iu përgjigjur çdo lloje dhune të...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, dhe homologia e saj sllovene, Tanja Fajon, duan të promovojnë integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit Arbërie Nagavci për shkak të rezultatit të dobët...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi. Politikanja...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Sonte para objektit të Shtëpisë së Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, janë ndezur qirinj në kujtim të Liridona Ademajt, e vrarë në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.