[wp-story]

Lajme

Mustafa mirëpret zgjedhjen e Johnson, Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Mustafa mirëpret zgjedhjen e Johnson, Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar
20:53 | 23 Korrik 2019

Me rastin e zgjedhjes së  Boris Johnson Kryetar i Partisë Konservatore dhe njëkohësisht Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, kryetari i LDK-së Isa Mustafa  ka dërguar telegram urimi.

Mustafa ka uruar Johnson, duke shprehur interesim për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit e koordinimit në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

“Me gëzim të thellë morëm lajmin e përzgjedhjes së z. Boris Johnson Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryetar i Partisë Konservatore të MB-së.

z. Johnson ka përshkruar një karrierë të gjatë e të suksesshme politike duke përfshirë deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Kryetar i Londrës dhe Ministër i Punëve të Jashtme. z. Johnson dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar gjithnjë kanë përkrahur proceset shtetformuese, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe popullit të saj.

Kosova në përgjithësi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në veçanti mirëpret zgjedhjen e z. Johnson Kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryetar i Partisë Konservatore duke shpreh interesimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në rrugëtimin tonë drejt integrimit euroatlantik”, ka thënë Mustafa në telegramin e urimit.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera