[wp-story]

Lajme

Mustafa: Kur jemi bashkë, s’ka kush që na del para, së bashku do t’i fitojmë zgjedhjet

Mustafa: Kur jemi bashkë, s’ka kush që na del para, së bashku do t’i fitojmë zgjedhjet
13:58 | 04 Gusht 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën mbajtu Kuvendin Zgjedhor me ç’rast, Isa Mustafa u emërua kreytar i Partisë në mandatin e tij të tretë.

Përmes rrjetit social Facebook, Mustafa i ka falënderuar të gjithë përkrahësit.

Ai u’a ka bërë me dije kundërshtarëve që kur të gjithë në LDK janë së bashku s’ka kushë që i’u del përpara.

Postimi i plotë i Mustafës: 

Veprimtare e veprimtarë të LDK-së. Ju që meritoni respektin më të madh.

Dje përfunduam Kuvendin e Nëntë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga 355 delegat, edhe pse në periudhë pushimesh, morën pjesë 350, që flet për përgjegjësinë e lartë dhe përkushtimin e tyre për LDK-në dhe vlerat e saj. Unë u jam shumë mirënjohës!

Në Kuvend u demonstrua një kulturë demokratike, e muratuar me durim dhe përpjekje të mëdha gjatë 30 vjetëve të zhvillimit dhe ekzistencës dhe veprimit të LDK-së. E trashëguar dhe e kultivuar me kujdes dhe respekt nga Kryetari dhe Presidenti ynë Historik, Ibrahim Rugova. Kjo është vlerë e jonë e përbashkët !

Kuvendi ynë unifikoi diversittin tonë të mendimit dhe të veprimit, që emrues të përbashkët e ka programin tonë politik të qendrës së djathtë, dhe për më shumë e ka Kosovën tonë. Kuvendi na bashkoi të gjithëve. Të gjitha gjeneratat dhe të gjitha aspiratat. Kështu, bashk, do të shkojmë drejtë fitores së madhe në zgjedhjet e ardhshme. Kur jemi bashk, s’ka kush që na del para!

E konsideroj veten të nderuar me besimin që ma dhanë delegatët e Kuvendit. Këtë besim e meritojnë dhe e kanë merituar shume veprimtarë dhe veprimtare të LDK-së. LDK ka njerëz të mrekullueshëm.
Besimin tuaj e konsideroj përgjegjësi ndaj gjithë juve! IM

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera