Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se me LDK-në, ndryshimi po vjen.
Ai, në një konferencë për media tha se populli i Kosovës do një kryeministër që me plan konkret, një lider që udhëheqë me vepra, e jo me fjalë.
“Qytetarë të Kosovës, ndryshimi është afër. LDK po vjen. Mund ta ndjeni çdo ditë që kalon. Populli i Kosovës kërkon një të ardhme të re, një të ardhme të ndërtuar mbi një përparim të vërtetë, jo me premtime dhe dështime boshe. Populli i Kosovës dëshiron rezultate, ata duan që kryeministri i tyre të ketë një vizion për të ardhmen e Kosovës. Ata duan që kryeministri i tyre të ketë një plan konkret për të ardhmen. Një plan që adreson ekonominë, arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, drejtësinë dhe çdo sfidë tjetër të jetës së tyre. Ata duan që njerëzit që paraqesin këtë plan, të kenë aftësinë për të dhënë rezultate të prekshme. Ata duan një lider që udhëheqë me vepra, jo me fjalë. Ata duan një ekip me kompetenca e me përvojë që punon, që realizon projekte të mëdha. Kjo është LDK dhe vetëm LDK”, tha Mustafa.
Ai, tutje u bën thirrje qytetarëve të votojnë numrin 124, siç e potencon ai, për ndryshimin që i duhet Kosovës.
“Ne kemi bërë punën tonë, dhe do të vazhdojmë deri në fund. Tani ne kemi nevojë për ju, për shtytjen përfundimtare. Flisni me familjarët tuaj, flisni me miqtë tuaj, bëhu ndryshimi që i duhet Kosovës. Votoni LDK-në, votoni 124”.