×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Kosova ka përgjegjësi ndaj Luginës së Preshevës dhe duhet ta përfshijë në dialog

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, në 29 vjetorin e referendumit të shqiptarëve të Luginës për autonomi territoriale politike me të drejtë bashkimi me Kosovën, tha se bashkëkombësve të tij iu duhet i njëjti unifikim.

    Por, për këtë qëllim dhe për përmirësimin e pozicionimit të tyre si pakicë në Serbi, ai ka thënë se duhet edhe mbështetja institucionale e Kosovës, njofton Klan Kosova.

    “Edhe në këtë 29 vjetor statusi politik i shqiptarëve të Luginës është akoma i pazgjidhur. Për më tepër kur e kemi parasysh represionin që po imponohet nga organet e Republikës së Serbisë po e vështirësojnë jetën e edhe më tej jetën shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Modeli i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të forcave politike dhe intelektuale është skajshmërisht i fragmentizuar. Modelin e vitit 1992 do të duhej të përqafonim edhe më tutje sepse uniteti i brendshëm është i nevojshëm që të përfaqësojmë sa më mirë shqiptarët e Luginës”.

    Mustafa në Info Magazine ka thënë se Lugina e Preshevës në vazhdimësi ka kërkuar që Kosova të involvohet në mënyrë sa më domethënëse dhe të merr përgjegjësi për Luginën.

    “Edhe sot Kosova duhet që çështjen e Luginës ta shtrojë në tavolinën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke respektuar aspiratat e referendumit të shqiptarëve të gjendet një zgjidhje. Paqja mes Kosovës dhe Serbisë është e kushtëzuar me trajtimin e shqiptarëve të Preshevës”.

    Ai ka thënë se në Ballkanin Perëndimor s’do të gjejë paqe derisa ka standarde të dyfishta të trajtimit ndaj pakicave.

    Gjithashtu, Mustafa shtoi se nuk kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre që Lugina të jetë në tavolinën e dialogut dhe se të njëjtën ia bën edhe qeverisë së re që do të krijohet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    “Qeveria e Serbisë s’ka hapur dialog për çështjet jetësore të Preshevës, s’ka treguar vullnet që të zgjidhin edhe statusin e tyre politik, si dhe ka injoruar në vazhdimësi problemet dhe sfidat e shqiptarëve të Luginës”.

    Mustafa ka thënë se edhe kryeministrit potencial, Albin Kurtit, i kanë prezantuar aspiratat e Luginës, por se si do të materializohen këto kërkesa, ai shtoi se kjo i mbetet strategjisë që do ta përpilojë Kurti.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës...
    Lajme16 Prill 2024
    Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Seda Gören Bölük befasoi në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE,...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Në Strasburg të Francës ka nisur seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e...
    Sport16 Prill 2024
    “Blick” ka publikuar një listë me 15 futbollistët më të mirë në historinë e futbollit të Zvicrës, por që ka bërë një...
    Lajme16 Prill 2024
    Maja Vukiçeviq, deputetja e Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur për kundërshtimin që ka shfaqur për...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputeti gjerman Knut Abraham ka deklaruar në Asamblenë Parlamentare, që raporti i Dora Bakoyannis, raportueses për Kosovën në KiE është I shkëlqyer....
    Sport16 Prill 2024
    Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Arabia Saudite dhe të kthehet në Europë këtë merkato verore. Kështu ka deklaruar gazetarja...
    Vip16 Prill 2024
      Këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma ka shprehur ndjenjat e saj të thella në rrjetet sociale në pasojë të dy ngjarjeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.