[wp-story]

Lajme

Mustafa kërkoi marrëveshje të barabartë, VV ia kujton Isa Mustafës kush është parti fituese

Mustafa kërkoi marrëveshje të barabartë, VV ia kujton Isa Mustafës kush është parti fituese
17:25 | 16 Dhjetor 2019

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pas takimit që pati sot me kryetarët e degëve të LDK-së, ka folur për çështjen e postit të presidentit dhe për ndarjen e përgjegjësive me Lëvizjen Vetëvendosje (VV).

Mustafa tha se dëshiron që dy partitë, VV dhe LDK, të kenë ndarje të përgjegjësive të barabartë duke mos jetë njëra parti më superfuqi se tjetra.

Pas këtyre deklaratave, Anëtarja e kryesisë së VV-së, Arbërie Nagavci, në një prononcim për GazetaBlic tha se në ndarjen e përgjegjësive duhet të jenë emra kredibil dhe që nuk kanë ndonjë të kaluar që ka dyshime në të dhe mund të ketë probleme më pas.

Nagavci në lidhje me ndarjen e përgjegjësive në mënyrë të barabartë, thotë se ato duhet të ndahen siç ka besuar votuesi, duke vë VV-në parti të parë dhe LDK-në të dytë.

“Ne presim me pas bashkëpunim konstruktiv siç e kemi harmonizu programin, me e përfundu edhe dakordimin për bartjen e përgjegjësive që duhet të jenë emra me kompetencë kredibil dhe pa një të kaluar që mund të ngjallë dyshime apo pakënaqësi dhe në raport me përgjegjësitë presim t’i ndajmë përgjegjësitë ashtu siç na kanë besuar votuesit, ka një parti të partë dhe të dytë pas zgjedhjeve”, tha Nagavci.

Ajo tha se VV i ka ofruar kompromis LDK-së në ofrimin e pozitës së kryeparlamentarit dhe se VV vazhdimisht ka shprehur gatishmërinë për arritjen e marrëveshjes.

“Tashmë kemi bërë kompromis duke i ofruar LDK-së edhe pozitën e krye parlamentarit e cila i takon VV-së, mendoj se deklaratat e Mustafës shpresoj se janë reflektim të kësaj situatë që ndodhemi ku VV ka treguar gatishmërinë dhe përkushtimin e saj për arritjen e marrëveshjes”, shton ajo.

Nagavaci thotë se VV nuk po e refuzon LDK-në që të ketë postin e presidentit, por sipas saj kjo zgjedhje duhet të bëhet pasi të formohet qeveria, ndërsa emri për këtë pozitë duhet të jetë konsesual dhe i dëshiruar nga të gjithë.

“Sa i përket pozitës së presidentit ne kemi thënë që nga fillimi se për presidentin mund të diskutojmë sapo të përmbyllet e gjithë marrëveshja për Qeverinë sepse kemi pas zgjedhje parlamentare, nuk kemi thënë asnjëherë se nuk e mbështesim LDK-në për president por duhet të jetë një kandidat konsesual që pajtohemi bashkërisht”, tha ajo për GazetaBlic.

Nagavci tha se VV ka besim në LDK-në, ndërsa bashkëpunimi nuk mund të ndodhë pa pasur mirëbesim në mes tyre.

“Ne jemi të interesuar të bëjmë bashkëpunim të bazuar në mirëbesim, kemi punë të mëdha që na presin për të realizuar gjitha premtimet zgjedhore dhe kjo bëhet vetëm më mirëbesim, VV më shumë se gjithë të tjerëve iu konvenon të kemi qeverisje stabile edhe në kohën kur diskutohet çështja e presidentit dhe duhet ta kemi presidentin konsesual që është në shërbim të qytetarëve”, tha në fund Nagavci.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera