×
Zgjedhjet 2025

Mustafa: Katër ditë nga sot po vije ndryshimi – e ndjejmë në çdo rrugë

FrontOnline
05 Shkurt 2025

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në një konferencë për media sot, ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të së dielës, duke theksuar se vendi është në prag të një ndryshimi të madh politik.

“Katër ditë nga sot po vije ndryshimi në Kosovë! Këto janë ditë historike. E ndjejmë në rrugë, e ndjejmë në tubime, e ndiejmë në çdo vend që takojmë njerëzit. Ata duan ndryshim. Ju doni ndryshim. Dhe së bashku, ne do ta sjellim ndryshimin. LDK po ngritët dhe bashkë me ne po ngritët e gjithë Kosova.” – tha Mustafa.

Mustafa i bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime të dielën dhe të votojnë për programin dhe vizionin e LDK-së në krye me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

“Ju takon juve, grave dhe burrave të shkëlqyeshëm të Kosovës, të dilni të gjithë të dielën dhe të sillni ndryshimin që të gjithë e duam dhe kemi nevojë për të. Të dielën në vendvotim sillni miqtë tuaj, sillni familjet tuaja dhe së bashku do të sjellim ndryshimin. Votoni LDK-në. Votoni Lumirin. Vota 124.” – tha zëdhënësi i LDK-së.

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Lajme15 Shkurt 2025
Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë është takuar edhe me zëvendës-ndihmës...
Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
Një furgon është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit, konkretisht në segmentin Milot-Morinë. Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti është djegur...
Vip15 Shkurt 2025
Dita e të Dashuruarve ishte përplot surpriza nga artistët shqiptarë. Shumë prej tyre pritën këtë ditë për të publikuar projektet e tyre...
Lajme15 Shkurt 2025
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar nga liria në...
Lajme15 Shkurt 2025
Pas pranimit të informatave dhe dyshimeve për kontrabandë të mallrave nga Serbia përmes rrugëve ilegale jashtë pikave te autorizuara kufitare, ne fshatin...
Lajme15 Shkurt 2025
ot në Brezovicë, një hotel është djegur i tëri. Kështu kanë bërë të ditur zjarrfikësit, ku thuhet po ashtu se zjarri është...

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.