×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Interesat e Kosovës dhe Spanjës janë në vijë të njëjtë

    FrontOnline
    20 Nëntor 2021

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pasi gazeta spanjolle “The Objective” shkruan sot se kreu i Qeverisë së Spanjës, Pedro Sanchez, është duke përgatitur një kthesë historike sa i përket pozitës së Madridit zyrtar për Republikën e Kosovës.

    Sipas kësaj gazete spanjolle një lëvizje e tillë do të nënkuptojë edhe pranimin de-fakto të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Lidhur me këtë, Mustafa thotë se ky është lajm i mirë për Kosovën .

    “Spanja është shteti më i madh i pesëshes së BE-së që nuk njohin ende Kosovën. Ajo së fundmi ka treguar nevojën për të përforcuar pozicionin e saj vendimarrës dhe ndikimin në politikën e jashtme të BE-së. Njëkohësisht, duke rreshtuar edhe më tej politikën e saj të jashtme me Amerikën, Spanja synon avancimin e marrëdhineve mes këtyre dy shteteve në rendin e ri ndërkombëtar që po shpaloset së fundmi”, shkroi Mustafa në Facebook.

    Tutje ai thotë se shpreson që diplomacia kosovare të ketë qartësinë strategjike të përfitojë shpejt nga ky vendim.

    “Këto dy nevoja duket të kenë çuar tek vendimi i Qeverisë spanjolle që së shpejti të hapë një zyre ndërlidhëse për çështje ekonomike dhe/ose kulturore në Prishtinë.

    “Lajm i mirë për Kosovën. Shpresoj diplomacia jonë të ketë qartësinë strategjike të përfitojë shpejt nga ky vendim duke zbërthyer se interesat e Kosovës dhe Spanjës janë në vi të njejtë”.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    NATO i dha fundit takimit të saj vjetor në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, duke festuar 75 vjetorin e formimit dhe marrë...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë se Serbia është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie në të gjitha fushat me...
    Lajme13 Korrik 2024
    Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri te rrethi i...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kanë filluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë. Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.