[wp-story]

Lajme

Mustafa i vë vija të kuqe PDK-së, e lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me AAK, NISMA dhe VV

Mustafa i vë vija të kuqe PDK-së, e lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me AAK, NISMA dhe VV
23:16 | 25 Mars 2020

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka komentuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se kanë pasur shumë dallime në mes vete, por pavarësisht kësaj, ai e ka lënë të hapur prapë mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe të koalicionit me AAK-në dhe NISMA-n. Por ka thënë se partia e tij ka vija të kuqe me PDK-në.

“Kemi pasur shume dallime. Ka qenë e pamundur që të vazhdojmë. Është bërë mire qe mocioni është votuar. Ne në keshillin e pergjithshëm jemi percaktuar qartë se nuk bëjmë koalicion me Partinë Demokratike. Nuk ka ndonje vendim të prerë apo vije te kuqe me Aleancen dhe Nismen. Nuk e përjashtoj mundësinë e një koalicon me VV-në, i bazuar në një program më të gjerë. Të respketojmë ligjet. Te zhvillojme luften kunder krimit dhe korrupsionit. Karshi deklaratave nuk po funksionojnë institutcionet”, tha ai.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera