×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa i kërkoi sqarime për shamitë e kuqe, kjo është përgjigjja e Kurtit

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me atë se kush janë aleatët e tij për Republikën e Tretë, për të cilën kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes një postimi në “Facebook” i ka kërkuar sqarime.

    Kurti i pyetur për këtë deklaratë tha se nuk ka kohë që të merret me deklaratat e të tjerëve, por që sipas tij ata duhet t’i sqarojnë vet deklaratat e tyre.

    “Republika e Kosovës është para një referendumi  gjithëpopullor ku numri 127 është dalje nga kriza e shumëfishtë. Nuk mund të jap shpjegime për deklaratat e të tjerëve, ata duhet t’i japin vet”, tha Kurti, pas homazheve tek vendi ku janë vrarë aktivistët e VV-së, Mon Balaj e Arben Xheladini  14 vjet më parë në një protestë të organizuar kundër Pakos së Ahtisarit.

    Kreu i LDK-së Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka shpallur pavarësinë së bashku me ShBA-në dhe partnerët evropian, ndërsa ka kërkuar nga Kurti të sqaroj se kush janë parterët e tij për Republikën e Tretë.

    “Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë”, ka shkruar Mustafa.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.