[wp-story]

Front TV

Mustafa flet për përplasjen ndërmjet Osmanit e Veliut

Mustafa flet për përplasjen ndërmjet Osmanit e Veliut
15:22 | 15 Janar 2020

Lideri i LDK-së  Isa Mustafa para mediave sot ka folur edhe  për  përplasjes e fundit ndërmjet dy nënkryetarëve, Agim Veliut dhe Vjosa Osmanit, sa i përket koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa nuk i ka mbajtur anën asnjërit. Ka thënë se LDK’ja është një parti shumë e madhe dhe se secili ka të drejtë të shpreh mendimet e tij.

Përveç tjerash ka bërë të ditur se janë të gatshëm t’i vazhdojnë negocaitat me VV’në dhe gjithashtu ka treguar se nuk do ta shqyrtojnë në organet e partisë ofertën e fundit të Vetëvendosjes.

“Ne kemi një parti të madhe, shume të madhe, në të cilën njerëzit kanë të drejtën ta thonë mendimin e tyre. Por ajo që mund të themi është që ne nuk e kemi trajtuar në organet tona letrën e LVV’së dhe se ajo letër nuk do të trajtohet, por do të trajtohen vetëm parimet tona të marrëveshjes, dhe mbi këto parime, ose vazhdojmë ose s’vazhdojmë ta bëjmë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.

Agim Veliu dhe Vjosa Osmani dje janë përplasur në distancë rreth ofertës së VV’së. Derisa Veliu e cilësonte si një ofertë joserioze, Osmani në anën tjetër thoshte se cfarëdo përpjekje për afrimin e palëve duhet të konsiderohet si serioze dhe të diskutohet në organe te LDK’së

Isa Mustafa deklarohet pas ofertës së fundit që i dërgoi kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit

Gepostet von Front Online am Mittwoch, 15. Januar 2020

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera