[wp-story]

Lajme

Mustafa deklarohet për marrëveshjen me VV-në

Mustafa deklarohet për marrëveshjen me VV-në
13:34 | 04 Dhjetor 2019

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët Agim Veliu dhe Vjosa Osmani dhe anëtarët e Kryesisë Besian Mustafa dhe Vlora Dumoshi, ka pritur në takim kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weberi shoqëruar nga Përfaqësuesja e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Andrey Kovatchev, Deputet në Parlamentin Evropian, Nina Tavcar, Këshilltare për Politika e z. Weber dhe Riccardo Serri, Zëvendësshef i Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Unë jam këtu për të zhvilluar marrëdhëniet tona të mira dhe për të nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit tonë në EPP. EPP-ja mbetet e përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit dhe partneritetit tonë afatgjatë për qeverisje të mirë, zhvillim ekonomik dhe stabilitet. Evropa nuk mund të injorojë rëndësinë strategjike dhe historike të Ballkanit Perëndimor për kontinentin tonë.” u shpreh Weber raporton Gazeta Blic.

Kryetari i LDK-së Mustafa e uroi z. Weber për rezultatet e Kongresit të EPP-së muajin e kaluar dhe e falënderoi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë EPP-ja dhe CDU-ja LDK-së dhe Gjermania Kosovës.

“Në emër të LDK-së dhe qytetarëve të Kosovës ju falënderoj ju z. Weber, partinë tuaj CDU-në dhe familjen tonë politike EPP-në për përkrahjen që i keni dhënë Kosovës në proceset euro-integruese dhe presim përkrahjen tuaj të mëtutjeshme në këto procese, veçanërisht në liberalizimin e vizave sa më parë për qytetarët e Kosovës” u shpreh kryetari i LDK-së Mustafa.

Njëkohësisht, Mustafa e njoftoi z. Weber për ecurinë e bashkëbisedimeve me LVV-në drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës LDK-LVV duke theksuar që kemi arritur të bashkërendojmë të gjitha parimet e programit bashkëqeverisës dhe tanimë kemi hyrë në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes politike.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera