Lajme

Musliu kritikon deputetët që në seancën për ndarjet buxhetore hapën fushatën zgjedhore

Musliu kritikon deputetët që në seancën për ndarjet buxhetore hapën fushatën zgjedhore
13:02 | 28 Korrik 2021

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kundërshtuar debatin që po bëhet në Kuvendin e Kosovës derisa në rend dite është shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore.

Sipas saj, në këtë seancë është dashur të kalohet drejtpërdrejt në votim të amendamenteve.

“E kam goxha bezdi të flas si ‘kofini pas të vjelave, se debatet sot janë këtu debate shterpë, gjithçka ka kaluar, por mua më befasoni ju zotëri kryetar pse po lejoni kaq shumë debat me një përvojë tuajën mbi 10 vjeçare në Kuvend e dini se është dashur të futemi direkt në votimet e amendamenteve dhe arsyetimet e amendamenteve”, ka thënë Musliu.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është përgjigjur deputetes Musliu duke lexuar nenin 58 të rregullores së kuvendit i cili përcakton se në shqyrtimin e dytë të projektligjit përveç paraqitjes së raportit nga komisioni funksional dhe diskutimit të grupeve parlamentare, mund të flasin edhe përfaqësuesit e qeverisë dhe deputetët e tjerë.

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera