[wp-story]

Lajme

Musliu: Deri të bëhet qeveria përfundon autostrada e Dukagjinit

Musliu: Deri të bëhet qeveria përfundon autostrada e Dukagjinit
23:08 | 16 Janar 2020

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka thënë se derisa VV e LDK të formojnë Qeverinë, do të përfundojë edhe ndërtimi i autostradës së Dukagjinit.

Kështu ka deklaruar ajo përmes një shkrimi të shkurtër ironizues në rrjetin social Facebook.

“Deri te behet Qeveria po përfundon edhe autostrada e Dukagjinit??.”, shkruan Musliu.

Kujtojmë se sot VV e ka refuzuar ofertën e LDK’së për koalicion, duke e quajtur këtë të fundit parti monarkike.

Oferta e LDK’së ka qenë që numri i ministrive të mos rritet dhe ato të ndahen 5 me 5, si dhe të marrë postin e Kryeparlamentarit deri në zgjedhjen e Presidentit.

Dy partitë tashmë e tre muaj nuk po merren vesh assesi mes vete që të formojnë Qeverinë e re të vendit.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera