×
  • Lajme
  • Lajme

    Mushkolaj pas plaçkitjeve: A ka kush që i nalë hajnat?

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2020

    Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se hajdutët po e shfrytëzojnë situatën me pandeminë dhe orën policore që të grabisin bankat.

    Mushkolaj, përmes ‘Facebook’-ut, ka thënë se një gjë e tillë po ua shton pasigurinë qytetarëve, teka ka shtruar pyetjen “a ka kush që i ndal?”.

    “Sot në mëngjes hajnat plagosën një polic, teksa po përpiqeshin ta plaçkitin një bankë në Prishtinë. Në mbrëmje u krye një plaçkitje tjetër. Vjedhje të shumta po raportohen çdo ditë nëpër Kosovë. Hajnat po e shfrytëzojnë situatën me pandeminë dhe orën policore, duke e shtuar pasigurinë për qytetarët dhe duke rrezikuar jetë njerëzish. A ka kush që i ndal?”, ka shkruar Mushkolaj në ‘Facebook’-un e tij.

    Pak përpara orës policore, dy persona të armatosur përgjatë ditës së sotme grabitën filialin e Western Unionit në Prishtinë. Një gjë të tillë për Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

    “Rreth ores 18:35 është marr një informatë se në Rr. “Eqrem Qabej” në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje, ku dyshohet se grabitësit nën kercenimin e armes kanë arritur të marrin nga arka monedha të imta”, është thënë në komunikatën që iu është dërguar mediumit nga Hoxha.

    Në po të njëjtën ditë, në orët e mëngjesit është tentuar të vjedhet filiali i BKT’së në Veternik, ku gjatë tentimit policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

    Pas shkëmbimit me armë zjarri ndërmjet zyrtarëve policorë dhe hajdutëve, njëri nga policët ka mbetur i plagosur.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në orën 18:00 do ta ketë një adresim para opinionit serb lidhur me ngjarjet e fundit...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është përgjigjur deputetit të komunitetit turk në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan, në lidhje me ankesën...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se për shkak të keqqeverisjes, sistemi...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, seancën e parë të sesionit vjeshtor e ka nisur me kritika ndaj qeverisë. Ai tha se për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi materiali arkivor që u gjet në strukturat paralele të Serbisë në Veri është transferuar...
    Sport12 Shtator 2024
    Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë u bë temë debati në javët e fundit për shkak të gjendjes së saj të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja foli në emër të grupit parlamentar në hapje të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. Fjalimin...
    Lajme12 Shtator 2024
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka vlerësuar si shqetësuese paralajmërimet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz është mysafiri i sotëm i Kuvedit të Kosovës, ndërsa ka nisur sesioni vjeshtor. Kryeparlamentari Glauk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.