[wp-story]

Lajme

Mushkolaj: Partitë tjera nuk do të kenë “shpëtim” nga Vetëvendosje

Mushkolaj: Partitë tjera nuk do të kenë “shpëtim” nga Vetëvendosje
22:17 | 30 Nëntor 2020

Analisti Imer Mushkolaj thotë se LDK nuk është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare.

Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se pas humbjes në Podujevë LDK aspak nuk është e gatshme për zgjedhje të reja.

Nga kjo humbje e madhe, LDK është e vështirë të këndellet. Podujeva tashmë është ndër pesë komunat më të mëdha në Kosovë”, tha ai.

Analisti thotë se është mirë që pas 20 vitesh është thyer bastioni i Podujevës.

Mos të mendojë dikush se qytetari ua ka borxh votën përgjithmonë”.

Mushkolaj thotë se subjektet tjera politike “nuk do të kenë shpëtim sa i përket rritjes së Vetëvendosjes”.

Analisti thotë se LDK e ka pasur rastin të “shpëlahet” në koalicion me Vetëvendosjen por që sipas tij të gjithë këtë e ka prishur Agim Veliu.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera