Analisti Imer Mushkolaj thotë se pas rrjedhjes së dokumenteve ka shqetësim te qytetarët.
Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ishte hera e parë në Kosovë që ndërkombëtarët bëjnë spektakle me arrestime si ato te zyrat e OVL UÇK-së.
“Në një far forme janë nevojitur spektakle të tilla, e them kushtimisht, për të treguar se Gjykata Speciale e ka seriozisht”, tha ai.
Analisti thotë se Gjykata Speciale e ka për borxh ndaj qytetarëve të Kosovës të tregojë nëse dokumentet e publikuara janë të tyre apo jo.
Ai thotë se është mjaft shqetësuese publikimi i dokumenteve të tilla pasi aty ka emra njerëzish që janë gjallë dhe jetojnë në mesin tonë.
“E kuptoj se qëllimi ka qenë diskreditimi i Gjykatës Speciale, por duhet parë cili është më i madh. A është dëmi më i madh nëse do të rrezikohej jeta e një njeriu apo atë që OVL UÇK e quan dëm”.
Mushkolaj thotë se megjithatë me rrjedhjen e këtyre informacioneve Gjykata Speciale është diskredituar.

Të tjera
-
22:41 | 28 Janar 2023
-
22:40 | 28 Janar 2023
-
21:40 | 28 Janar 2023
-
21:38 | 28 Janar 2023
-
21:32 | 28 Janar 2023
-
21:30 | 28 Janar 2023
-
21:23 | 28 Janar 2023
-
21:09 | 28 Janar 2023
-
20:55 | 28 Janar 2023
-
20:43 | 28 Janar 2023
-
20:20 | 28 Janar 2023
-
20:18 | 28 Janar 2023