×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Murtezaj: 5,000 biznese më tepër paguajnë tatim sivjet

    FrontOnline
    13 Maj 2022

    Ilir Murtezaj, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, ka thënë se afër 270 milionë euro është vlera e të hyrave të inkasuara në katër muajt e parë të vitit 2022.

    34.1 përqind është rritja në krahasim më vitin 2021 dhe ky dallim – Murtezaj ka treguar  se është vlerësuar nga zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar të cilët kanë qëndruar në Kosovë këto ditë.

    “Zyrtarët e FM-së kanë shprehur vlerësim të lartë, si në aspektin e realizimit të të hyrave dhe implementimin të rekomandimeve të këtij fondi të cilat shkojnë në funksion të reformimit të ATK-së”, ka shtuar ai, në KlanKosova.

    Murtezaj ka thënë se janë rreth 5,000 biznese më tepër këtë vit që paguajnë tatim në krahasim me vitin e kaluar.

    “Janë 10 përqind më tepër, rreth 51,000, pra ka rritje të numrit të deklaruesve”.

    “Lidhur me inflacionin, nuk ka ndikuar në pjesën e rritjes së të hyrave. Inflacioni mund të ketë ndikim në pjesën doganore. Të gjithë sektorët janë pjesë e barrës që mbushin buxhetin e shtetit, por me theks të veçantë mund të jetë sektori bankar, ai energjetik, tregtia me shumicë dhe pakicë. Ndërsa sa i përket sektorëve me rrezikshmëri për shmangie tatimore janë: ndërtimtaria, akomodimi…”./FrontOnline

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se padyshim që Beogradi zyrtar është arsyeja pse ndodhi dështimi i referendumit për shkarkimin e kryetarëve...
    Lajme25 Prill 2024
    Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja vjen pas zbulimeve të rasteve të...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një fjalim sot në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung mbi temën e kërkesës së Kosovës...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri e ka parë si një sukses mbajtjen e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve...
    Lajme25 Prill 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta zbatojë marrëveshjen e planit franko-gjerman, përfshirë...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës mbajnë sot konferencë. Sipas...
    Lajme25 Prill 2024
    Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme. Me fillim nga ora 09:00, Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektrezolutën për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.