×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati tragon çka humb dhe çka fiton Kosova me ridefinim të kufijve

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se në Kosovë po sheh gëzim se Lugina e Preshevës nuk do t’i bashkohet vendit.

    Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kosovaristët ahtisarian, kosovacentristët e lloj-lloj naivi politik, madje edhe ata që e konsiderojnë kinse veten shqiptarë, po entuziazmohen se është hequr nga tavolina ideja e ‘shkëmbimit të territoreve’”.

    “Po gëzohen që Kosova Lindore nuk do të jetë pjesë e Kosovës. Po gëzohen që nuk do të krijohet mundësia për ndryshime kushtetuese. Po ‘fali zot se nuk din çka flasin’”, është shprehur Murati.

    “Nuk ka marrëveshje finale me Serbinë pa ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pa heqjen e privilegjeve kushtetuese që kanë serbët me kushtetutë, e rrjedhimisht pa heqjen e Serbisë nga Kosova”, ka thënë ai.

    Postimi i tij i plotë:

    “Kosovaristët ahtisarian, kosovacentristët e lloj-lloj naivi politik, madje edhe ata që e konsiderojnë kinse veten shqiptarë, po entuziazmohen se është hequr nga tavolina ideja e “shkëmbimit të territoreve”. Po gëzohen që Kosova Lindore nuk do të jetë pjesë e Kosovës. Po gëzohen që nuk do të krijohet mundësia për ndryshime kushtetuese. Po “fali zot se nuk din çka flasin”. Për një gjë jam i sigurt, mund të ketë “marrëveshje” e marrëveshje, ekonomike e të tilla që përfshijnë asociacionin apo autonominë politiko-territoriale për serbët. Mund të ketë edhe vazhdimësi të status quos. Por të gjitha këto do ta dëmtojnë rëndë interesin qytetar e kombëtar, interesin shtetëror të Kosovës. Gjithashtu jam i bindur se asnjëra nga këto zgjidhje nuk do të jetë finale. Nuk ka marrëveshje finale me Serbinë pa ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pa heqjen e privilegjeve kushtetuese që kanë serbët me kushtetutë, e rrjedhimisht pa heqjen e Serbisë nga Kosova.

    Më poshtë po e ripostoj një status të para dy viteve që nuk ka humbur asgjë nga aktualiteti:

    Po thonë me ridefinimin e kufijve Kosova humb. Po shkaktojnë panik. Po përpiqen të tmerrojnë njerëzit. Po i dezinformojnë qëllimshëm.

    Po çka humb Kosova me ridefinimin e kufijve:

    – Humb të drejtën e vetos së serbëve për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjeve vitale, që e kanë bërë Kosovën shtet jofunksional (kujto bllokimin e ushtrisë);
    – Humb mundësinë që të na instalohet asociacioni i komunave serbe në Kosovë;– Humb mundësitë që vazhdimisht të destabilizohet Kosova nga pjesë që nuk janë besnike ndaj saj (Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin-Potoku).
    – Humb mundësinë që në Kosovë të ketë në vazhdimësi tensione etnike, që mund të çojnë deri në konflikte të izoluara në të ardhmen.
    E çka fiton Kosova:
    – Fiton Kosovën Lindore
    – Fiton funksionalitetin e shtetit
    – Fiton sovranitetin e plotë.
    – Fiton mundësinë që të fillojmë të merremi me problemet jetësore, ekonominë, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, arsim, shëndetësi, mirëqenien social etj.
    – Fiton paqen e stabilitetin.
    – Fiton mundësinë për të filluar për të vendosur raporte normale me Serbinë.
    – Fiton mundësinë për të vendosur për bashkimin me Shqipërinë, apo formën që mund të ketë ky bashkim”, ka shkruar Murati.

    Ndryshe, Lëvizja për Bashkim është partia e vetme shqiptare në Kosovë që vazhdimisht ka përkrahur idenë e shkënbimit të terrioreve me Serbinë.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj thotë se ‘performanca e Konjufcës në Kuvend me Listën Serbe u shërben paralelisht të dyja subjekteve’....
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj, ka kritikuar deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti, për komentet e tij lidhur me Ligjin për...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV me autor Gazmend...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti është parë i dëshpëruar, pasi nuk mundi ta realizojë këngën e tij më...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Dy banorët e shtëpisë së BBVK3, Drenusha dhe Vullneti kanë shfaqur tash e sa kohë pasionin e tyre për kuzhinën dhe gatimin,...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shpallur 11 majin e 2025-s datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Në një njoftim...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Jashari, për “Front Online” ka reaguar ndaj arrestimeve...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”. Fillimisht me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.