×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Murati thotë se është tejkaluar plani i mbledhjes së tatimit në korporata

    FrontOnline
    21 Tetor 2021

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar sot është tejkaluar plani i mbledhjes së tatimit në korporata.

    Murati ka thënë se dy muaj para përfundimit të vitit, është arritur shuma prej 110 milionë eurove të planifikuara nga Qeveria.

    “Megjithëse kanë mbetur edhe më shumë se dy muaj deri në fund të vitit, tatimi në fitim të korporatave, i mbledhur deri tani, tashmë ka arritur nivelin që ishte planifikuar të arrihej tek në fund të vitit. Planifikimi i Qeverisë Hoti për 2021: 98 milionë euro. Planifikimi i Qeverisë Kurti për 2021, me buxhet të rishikuar: 110 milionë euro. Shifra prej 110 milionë euro, e planifikuar për tërë vitin është arritur tashmë, kur kanë mbetur edhe më se dy muaj kohë deri në fund të vitit”, ka shkruar Murati.

    Sipas tij, kjo e konfirmon edhe atë që tha raporti i Bankës Botërore se ekonomia e Kosovës po shënon rritje të shpejtë.

    “Pra, me performancën e treguar deri më tani, kemi tejkaluar edhe pritjet që kemi pasur në fillim të mandatit. Kjo e konfirmon edhe më tej lajmin që kishim sot nga Banka Botërore, se ekonomia e vendit po shënon rritjen më të shpejtë ekonomike të regjistruar ndonjëherë”, shkruan Murati./FrontOnline

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një...
    Lajme16 Prill 2024
    Gjyljeta Ukella është gruaja që dyshohet të jetë vrarë nga burri i saj në Pejë. Pas kësaj vrasje, presidentja e Kosovës, Vjosa...
    Lajme16 Prill 2024
    Kandidati i VLEN-it për president në Maqedoni të Veriut, Arben Taravari, e ka uruar votimin ‘për’ të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Për këtë ka reaguar...
    Lajme16 Prill 2024
    Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare i tha ‘Po’ Kosovës, duke thënë se tashmë Kosovës i duhet vetëm hapi final...
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, iu është gezuar lajmit për mbështetjen që Kosova mori në Strasburg, në votimin e anëtarëve...
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon e ka quajtur hap të rëndësishëm mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...
    Lajme16 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas votimit të Asamblesë Parlamentare në favor të Kosovës. Ai ka thënë se përkrahja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.