[wp-story]

Lajme

Murati: Thirrja për mos respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është thirrje për anarki

Murati: Thirrja për mos respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është thirrje për anarki
16:17 | 29 Maj 2020

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin për formimin e qeverisë së re, raporton “Front Online”. 

Murati i ka cilësuar thirrje për anarki, thirrjet për mosrespektimin e vendimit të kësaj Gjykate.

Postimi i plote:

Thirrja për mos respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është thirrje për anarki

Derisa një rast ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese domosdoshmërisht do të ketë edhe të kënaqur e të pakënaqur nga vendimet e saj. Dhe kështu është në krejt botën dhe në tërë historinë e vendimeve të gjykatave kushtetuese e supreme në botën demokratike. Por atë që e dallon një vend demokratik nga një vend totalitar e autokratik është respektimi i vendimit të gjykatave, e sidomos të atyre supremeve apo kushtetueseve, edhe kur palët janë të pakënaqura me të. Thirrja për mos respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është thirrje për anarki, delegjitimim të institucioneve si dhe shtrim i rrugës që nesër edhe të tjerët të mos i njohin vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu për ata që po komentojnë se vendimi aktual është jo konsistent me vendimin e vitit 2014 sa i përket formimit të qeverisë e kam një porosi: ju lutem para se të komentoni lexoni, ju që dini të lexoni. Të bashkangjitur me këtë postim është edhe një fragment i vendimit të vitit 2014 në të cilin është e qartë se herën e dytë është në disrekcionin e presidentit se kujt i jep mandatin. E në anën tjetër pse në vitin 2014 nuk është krijuar qeveria e VLAN nuk ka të bëjë me procesin e formimit të qeverisë, por me vendimin për kryetarin e kuvendit (që sipas vendimit i takon partisë fituese) e cila e prishi atë koalicion pas-zgjedhor.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera