×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Serbia nuk do të lë mundësi pa e shfrytëzuar, pa e poshtëruar dhe nënçmuar republikën tonë

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati, ka thënë se Serbia nuk do të lëshojë mundësinë pa e poshtëruar Kosovën.

    Murati shtoi se ky poshtërim në emër të Serbisë po ndodh nga bartës të Kosovës.

    “Serbia dhe komunat në veri të Kosovës nuk do të lënë mundësi pa shfrytëzuar pa e poshtëruar dhe nënçmuar republikën tonë. Dhe në emër të Serbisë ky poshtërim e nënçmim ndodh nga njerëz që janë bartës të institucioneve të Kosovës dhe institucione që formalisht janë të Kosovës. Tash paramendoni se çfarë do të ndodh kur të themelohet asociacioni, apo edhe ndonjë autonomi politiko-territoriale për serbët”.

    Shkrimi i plotë:

    Serbia dhe komunat në veri të Kosovës nuk do të lënë mundësi pa shfrytëzuar pa e poshtëruar dhe nënçmuar republikën tonë. Dhe në emër të Serbisë ky poshtërim e nënçmim ndodh nga njerëz që janë bartës të institucioneve të Kosovës dhe institucione që formalisht janë të Kosovës. Tash paramendoni se çfarë do të ndodh kur të themelohet asociacioni, apo edhe ndonjë autonomi politiko-territoriale për serbët. Rruga për të dal nga kjo situatë dihet, kthimi tek ajo që po e proklamojnë si “projekt i vdekur”. Vetëm ripërcaktimi i kufijve e zgjedh problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha variantet tjera, janë vazhdimi i vuajtjeve tona dhe vazhdim i poshtërimit të republikës sonë në veri të vendit. Përndryshe siç e kam theksuar edhe më herët, çdo jetë njeriu të ruhet është e rëndësishme në këto momente dhe bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë do të duhej të ishte normalitet në mes të popujve e shteteve. Por Serbia nuk e lë pa dërguar mesazhe politike edhe në këto situata. E qeveritë tona fatkeqësisht çdoherë gjenden të befasuara nga këto mesazhe e veprime.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje të izoluara bore në zona të caktuara,...
    Lajme13 Janar 2025
    Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë Kurti për, siç tha ajo, dështimin në realizimin...
    Lajme13 Janar 2025
    Gazetari Berat Buzhala, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka zbuluar informacione shokuese për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Buzhala tha se...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...
    Vip13 Janar 2025
    Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela. E nuk kishte si Leo të mos emocionohej...
    Vip13 Janar 2025
    Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”. Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua...
    Vip13 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”. Me lot në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.