×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Qeveria “Koti” e ka lëshuar “në lerë” menaxhimin me pandeminë Covid 19

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Po vazhdon seanca plenare e deputetëve të Kosovës ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë Covid 19.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Hoti duke thënë se e ka lëshuar në “lerë” menaxhimin me pandeminë.

    “Hapja ka qenë e planifikuar në tri faza në monitorim të vazhdueshëm. Këto faza kanë qenë në 4 maj, 18 maj dhe 1 qershor. Pra hapja e fundit ka qenë hapja më 1 qershor, por ideja ka qenë që ato në vazhdimësi të monitorohen. E çka ka bërë kjo qeveri është që e ka lëshuar ‘në lerë’, pra qeveria ‘Koti’ e ka lëshuar ‘lerë’ deri sa ka arritur numri në 200 të infektuar në ditë. Tani po tentohet me disa masa të improvizuara të rikthehet në normalitet”, tha ai.

    Murati theksoi se testet serologjike që janë porositur nga Qeveria Hoti nuk ndikojnë në menaxhimin e situatës me pandeminë.

    “U thanë që do të blihen teste, por ja që shumë vonë, meqenëse pretimet kanë qenë që fillim do të ketë testime masive, por tek tash do të blihen ato. U tha që do ketë vaksinë e cila ende nuk është shpikur, e madje u tha se do të blihen 30 mijë teste serologjike. Ku është esenca që me ble teste serologjike ku ato së pari shfrytëzohen për t’u përcaktuar nëse dikush ka pasur virusin. Çka na hynë në punë neve nëse dikush e ka pasur virusin. Ato nuk ndikojnë në menaxhimin e situatës me pandeminë”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, kryediplomatin serb, Marko...
    Lajme25 Mars 2025
    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë. Lajmin për Front Online e ka...
    Lajme25 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar që në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë, të martën. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmoferike. Si rrjedhojë, gjatë gjithë javës parashihen vranësira...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm të kilogramit të specave në Kosovë. Peci në një intervistë në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.